Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se i ka besuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga fillimi dhe se ka qenë i bindur se në Uashington nuk do të diskutohej për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.

Në emisionin Pressing në T7, Mustafa ka thënë se edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, që po pretendojnë se marrëveshja është e dëmshme, e kanë ditur se në Shtëpinë e Bardhë nuk do të flitej për ndarje, e as nuk do të ketë “thika mbi harta”.

“Mendoj se ka qenë e qartë edhe për z. Kurti, edhe për znj. Osmani, se nuk ka ndarje. Apo, të shprehem me gjuhën e Kurtit, që s’ka thika mbi tavolinë”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, Kurti, si kryeministër i vendit, ishte frikacak.

“Kam parë mungesë të vendosmërisë, të guximit, që të sfidohet me atë çështje”, është shprehur Mustafa.

“Kam parë që po heziton të shkojë atje. I kam thënë se SHBA’ja s’na sfidon me diçka që ne s’mund ta pranojmë”, ka thënë Mustafa.

“(Richard) Grenell ka thënë se nuk do t’ia imponojmë palëve asgjë që nuk dëshirojnë”, ka treguar kreu i LDK’së. /Insajderi.com

The post ​Mustafa: Kurti dhe Osmani e kanë ditur që në ShBA nuk do të ketë ndarje e “thika mbi harta” appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *