Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar mbi raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Kosovën, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, LVV shkruan se mungesa e investimeve dhe zhvillimit ekonomik rrjedh si rezultat i elitës së vjetër politike e që sipas tyre zgjidhja është te Qeveria Kurti dhe jo te diskutimet me Serbinë dhe marrëveshjen me të.

“Krimi e korrupsioni vazhdojnë të jenë ndër problematikat kryesore të vendit dhe tashmë është dëshmuar se këto fenomene nuk mund të luftohen nga ata që vetë janë përfshirë në këto fenomene. Qeveria Kurti ka vullnetin, pastërtinë dhe guximin që të merret me këtë problem që ka mbytur shoqërinë”, thuhet në komunikatë.

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti kishte filluar suksesshëm luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Ndër të tjera në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se:

“Qeveria Kurti, që filloi mandatin në shkurt të vitit 2020, por ra në mars të vitit 2020, ndërmori një numër hapash konkretë për të luftuar korrupsionin dhe ndërhyrjet politike, por duke pasur parasysh mandatin e saj të shkurtër nuk ishte në gjendje që të institucionalizonte të gjitha masat dhe të ndryshojë perceptimin e ndërhyrjes politike në administratën publike dhe sistemin e drejtësisë”.

Mungesa e investimeve dhe zhvillimit ekonomik për shkaktar e ka elitën e vjetër politike, e zgjidhjen e ka te Qeveria Kurti. Jo te diskutimet me Serbinë dhe marrëveshjen me të.

Krimi e korrupsioni vazhdojnë të jenë ndër problematikat kryesore të vendit dhe tashmë është dëshmuar se këto fenomene nuk mund të luftohen nga ata që vetë janë përfshirë në këto fenomene.

Qeveria Kurti ka vullnetin, pastërtinë dhe guximin që të merret me këtë problem që ka mbytur shoqërinë.

Ndryshe, Departamenti i Shtetit amerikan (DASH) ka publikuar sot raportin mbi Klimën e Investimeve në Kosovë për vitin 2020, ku renditen një sërë problematikash.

Në raport thuhet se Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte, por ky potencial është i kufizuar nga dështimi për të adresuar çështje serioze strukturore përfshirë integrimin e kufizuar ekonomik rajonal dhe global; paqëndrueshmëria politike dhe ndërhyrja në ekonomi; korrupsioni, etj. /Insajderi.com

The post ​Vetëvendosje: Krimi e korrupsioni problematikat kryesore të Kosovës, Qeveria Kurti do t’i luftojë ato appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *