Dy ditë më parë, djali i Adem Zogjanit, Liridoni kishte njoftuar se babi i tij ishte dërguar në Hagë nga EULEX-i.

Sipas Liridon Zogjanit, babai i tij fillimisht është ftuar në zyret e misionit të EULEX-it, e më pas nga atje është dërguar për në Hagë, pa e ditur se për çfarë arsye.

Mirëpo sot gjatë ditës Adem Zogjiani nëpërmjet një njoftimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se është në shtëpinë e tij.

“ Njoftoj opinionin e gjerë se unë gjendem në shtëpi pranë familjes dhe po vazhdoj punën normal gjatë gjithë ditës “ ka shkruar Zogjiani.

I njëjti nuk ka treguar për pretendimet e djalit të tij se ai ishte dërguar në Hagë, dhe nuk ka dhënë sqarime tjera për raportimet se a është marrë në pyetje nga EULEX.

Adem Zogjani pas luftës ka qenë kryenispektor i Tatimeve, më pas Auditor në Qeverinë e Kosovës, e më pas ka punuar në sektorin privat si ekspert i ekonomisë dhe financave.

Ai ka qenë edhe kandidat i PDK-së për kryetar të Fushë Kosovës. Vitin e kaluar ai kishte braktisur partinë e drejtuar nga Kadri Veseli.

The post Një i infektuar me COVID-19 në KOSTT appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *