Ish-zëvendës-kryeministri, Haki Abazi, ka deklaruar që deputeti i arrestuar i Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi, “po e sfidon sistemin shtetëror”.

Deputeti ishte arrestuar për shkak të akuzës së aprovuar për ‘mashtrim në subvencione’ nga Gjykata Themelore në Prishtinë, njofton Insajderi.

Arifi e kishte votuar Qeverinë Hoti e cila në total kishte marrë 61 vota, aq sa kërkohet për krijimin e institucioneve të reja.

Por, sipas zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Etem Arifi, “po e sfidon sistemin shtetëror të Kosovës”.

“Etem Arifi i dënuar nga gjykata është në arrati që nga muaji Mars dhe e sfidon të gjithë sistemin shtetëror, ndërsa kërkohet liberalizimi i vizave nga shtetet evropiane dhe rrahën qytetarët para fëmijëve për punën e maskave”, ka shkruar Abazin në Facebook.

Ndërkaq këtë rast Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. /Insajderi.com

The post Abazi: Deputeti Etem Arifi po e “sfidon” sistemin shtetëror appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *