Prononcimi për media i presidenit Thaçi i paralajmëruar për sot, për të folur rreth akuzave të fundit të Gjykatës Speciale, është shtyrë për ditën e nesërme, njofton Insajderi.

Akuzat e Prokurorisë Speciale për krime lufte, kanë bërë që presidenti Thaçi ta anulojë takimin e tij në Shtëpinë e Bardhë me palën serbe dhe emisarin amerikan Richard Grenell.

Presidenti Thaçi që nga koha e kthimit të tij në Tiranë, ka paralajmëruar se do të iu drejtohet qytetarëve me një komunikatë për media ku do t’i komentojë  akuzat e prokurorisë speciale

Ky prononcim do të jetë i pari i presidentit Thaçi që nga momenti i akuzave të bëra nga Prokuroria Speciale. /Insajderi.com

The post Adresimi i presidentit Thaçi shtyhet për nesër appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *