Sot, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja dhe modelja, Afërdita Dreshaj zbuloi për të gjithë ndjekësit se po bëhet nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek, Jacob Kindl po bëhen prindër të një djali, gjë që u kuptua nga zbulimi i gjinisë në një video të ndarë, njofton Insajderi.

Çifti po bekohen me fëmijë pas dy vjetësh martesë dhe vogëlushi pritet të vijë në jetë në mars të vitit 2021.

Në dhjetor të vitit 2017, Kindl i kishte propozuar këngëtares në majën e një resorti luksoz në qendër të Pragës, në vendlindjen e tij.

Një vit më vonë, ata organizuan një dasmë të madhe në një plazh në Florida, dhe jetojnë në ShBA. /Insajderi.com

 

 

The post Afërdita Dreshaj po bëhet nënë – zbulon gjininë e foshnjës appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed