AGJENTI SHITJEVE për KEY ACCOUNT, zbaton politikat e shitjes dhe marrëdhënieve me klientët, mirëmban dhe përmirëson pozicionin konkurrues të produkteve dhe të kompanisë, për të rritur shitjet dhe pjesën e tregut. Monitoron perceptimin dhe qëndrimin e klientit ndaj produkteve apo shërbimeve të ofruara. Identifikon preferencat ose kërkesat specifike të klientit dhe komunikon me kompaninë për të ofruar zgjidhje për çdo ankesë të klientit.

MBAN PËRGJEGJËSI:
Prezantimin, promovimin dhe shitjen e produkteve dhe/ose shërbimeve, klientëve potencialë, duke përdorur argumente bindëse dhe të qëndrueshme, në përputhje me politikat dhe udhëzimet. Ruajtjen e marrëdhënieve pozitive të biznesit me klientët, edhe nëse nuk realizohet shitje, për të siguruar ngritjen dhe ruajtjen e imazhit pozitiv të kompanisë dhe shitje në të ardhmen. Sigurohet per zbatimin e kontratave me klientët e rëndësishëm, në përputhje me politikat e kompanisë.

Source: New feed