Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar që çdo qytetari të Prishtinës të konfirmuar me COVID-19, bazuar në listat e IKSHPK-së, të subvencionohet me 50 euro.

Sipas Ahmetit, kjo shumë do të jetë në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi shëndetësor.

Këtë propozim thotë se do ta dërgojnë këto ditë në Kuvendin Komunal, duke shpresuar që të marrë mbështetjen e asamblistëve të subjekteve tjera politike.

Lidhur më këtë hap, Ahmeti ka thënë se shpresojnë që të marrin mbështetjen e partive  politike në kuvendin komunal të Prishtinës./Insajderi.com

The post Ahmeti propozon që të jepen nga 50 euro për çdo qytetar të Prishtinës të infektuar me COVID-19 appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed