Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Qeveria e Kosovës deri më sot i ka të mbledhura në banka qendrore nga ATK-ja dhe Doganat, e të pashpenzuara më shumë se 1 miliard euro, njofton Insajderi.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se derisa në krejt botën po merret kredi për të fituar kapital të shumënevojshëm në ekonomi, në Kosovë janë marrë para nga ekonomia dhe po mbahen në bankë. Pra, përveç krizës është marrë nga qytetarët dhe nuk është gjetur mënyrë të kthehen ato.

Tutje Ahmeti ka thënë se ne s’paskemi nevojë as të kreditohemi as të shpikim shpenzime e transfere nga trusti, meqë vetëm gjysma e këtyre fondeve të kthehej në këtë periudhë përmes programeve kreative do të kishte ndikim të madh.

The post Ahmeti: Qeveria e Kosovës i ka të mbledhura në Bankë Qendrore më shumë se 1 miliard euro appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed