Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se kur teoria kryesore në gjithë botën është e shpenzimeve e kërkesës agregate, ne kemi shkuar në drejtimin e kundërt me kursime.

Postimi i plotë:

Bashkqytetarë të nderuar:

Paradoksi më i madh i situatës në Kosovë që ka pasoja marramendëse tek ne!

Shteti/qeveria i/e Republikës së Kosovës i ka në bankë qendrore të mbledhura nga ATK e Doganat e të pashpenzuara sot më 18 Nëntor 2020 më shumë se 1 (miliardë) Euro.

Po, Po mirë e lexuat – 1 MILIARDË EURO!

Prej vendimeve që qeverisë së kaluar për ndalimin e Investimeve Kapitale e deri te moslëvizja e qeverisë së tanishme janë akumuluar fonde marramendëse. Kur teoria kryesore në krejt botën është e shpenzimeve e kërkesës agregate, ne kemi shkuar në drejtimin e kundërt me kursime.

Krejt bota merr kredi për të futur kapital të shumënevojshëm në ekonomi, ne kemi marr para nga ekonomia dhe po i mbajmë në bankë. PRA, përveç krizës ne kemi marr nga qytetarët dhe nuk kemi gjet mënyrë me e kthy.

Ne spaskemi nevojë as të kreditohemi as të shpikim shpenzime e transfere nga trusti. Vetëm gjysma e këtyre fondeve të kthehej në këtë periudhë përmes programeve kreative do të kishte ndikim të madh.

Nuk është koha për konzervatizëm e kontabilitet. Është koha për kreativitet e shpenzim. /Lajmi.net/ 

Source: New feed