Ajri në Shkup edhe sot është i ndotur. Koncentrimi më i madh i grimcave PM10 është regjistruar në Lisiçe – 629 mikrogram në metër kub.

Viti i Ri ka filluar me ndotje të lartë të ajrit në Shkup, ku në Qendër prania e grimcave PM10 është regjistruar 152, Rektorat 221, Gazi Babë 241 dhe Karposh 245 mikrogram në metër kub, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe për gjatë natës ndotja e ajrit ka qenë e larët. Stacionet matëse tregojnë koncentrim të lartë të grimcave të dëmshme në rajonin e kryeqytetit.

Qeveria dhe Bashkia e Shkupit kanë paralajmëruar masa mbrojtëse, nëse koncentrimi i grimcave PM10 vazhdon të jetë i lartë.

Javën e kaluar Qeveria dhe Bashkia aktivizuan masat urgjente kundër ndotjes së ajrit, të cilat zgjatën vetëm disa ditë, siç ishte transporti publik falas, më shumë persona të udhëtojnë me një veturë, mospërdorimi i drurit për ngrohje dhe masa tjera./Telegrafi/

The post Ajri në Shkup vazhdon të jetë i ndotur, koncentrim i lartë i grimcave të dëmshme appeared first on Telegrafi.

Source: New feed