Një fëmijë i moshës 5 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt, njofton Insajderi.

Lajmin për Gazetn Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Skenderajt, Avni Zahiti.

Në raportin e policisë thuhet që, “në orën 14:20, në rrugën rajonale Mitrovicë – Pjesë, konkretisht në fshatin Runik, komuna e Skenderajt, ka ndodhur një aksident trafiku me ç ‘rast një vajzë e moshës 5 vjeçare ka humbur jetën dhe një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore”.

Tutje nga raporti i policisë mësohet se në aksident ishin të përfshira dy makina, ku pas aksidentit, njëra nga makinat ka dal jashtë aksit rrugor dhe më pas janë goditur dy këmbësor, ku njëra nga ta viktima vajzë e moshës 5 vjeçare është konfirmuar e vdekur ne Qendrën e Klinikes Familjare në Skenderaj.

Ngasësit e makinave  janë arrestuar, dhe me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, ndërkohë trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Insajderi.com

The post Aksident me fatalitet në Skenderaj – humb jetën një vajzë pesë vjeçare appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply