11-vjeçari ka pësuar lëndime të renda trupore si pasoj e këtij aksidenti.

Kështu ka thënë për lajmi.net zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00, në fshatin Qikatovë e re të Drenasit, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një automjeti në lëvizje dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori (i mitur 2009). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, tha Ahmeti..

Ajo tha se aktualisht njësia e trafikut rajonal po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident. /Lajmi.net/ 

Source: New feed