Në aksidentin që ndodhi sot në mëngjes në rrugën ndërlidhëse në Hipodrom, sipas informacioneve të para është lënduar një grua, e cila është dërguar në Qendrën për Urgjencë në Shkup.

Nga MPB thonë se akoma bëhen hetime në vendin e ngjarjes dhe informacionet që posedojnë tregojnë se është lënduar një grua, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aksidenti ka ndodhur mes katër makinave, një kamioni dhe një autobusi. Dy nga makinat janë me targa të Shkupit, një Velesit dhe një me të Prilepit, kurse kamioni është me targa të Ohrit dhe autobusi me të Shkupit.

Aksidenti në polici është paraqitur në orën 07:40. Hetimet në vendin e ngjarjes vazhdojnë, ndërsa komunikacioni zhvillohet me vështirësi në njërën korsi të rrugës./Telegrafi/

The post Aksident zinxhiror në rrugën ndërlidhëse në Hipordom të Shkupit appeared first on Telegrafi.

Source: New feed