Hugh Grant ka zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij, Anna Eberstein u infektuan me Coronavirus në shkurt, duke përshkruar simptomat e tij si një ‘ponço djerse’ dhe një ndjenjë sikur ‘Harvey Weinstein ishte ulur në gjoksin e tij’, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.

Aktori, 60 vjeçar, shpjegoi se ai ende kishte antitrupa për COVID-19 kur ai u testuar një muaj më parë ndërsa diskutoi për virusin gjatë një paraqitjeje në “The Late Show With Stephen Colbert”.

“Filloi si një sindromë shumë e çuditshme ku vazhdoja të djersitesha tmerrësisht shumë”, fillon rrëfimin aktori.

“Ishte si një ponç djerse, me të vërtetë e turpshme. Pastaj më dukej se sytë mu rritën për 3 herë dhe kisha një ndjenjë sikur një njeri i madh ishte ulur në gjoksin tim, Harvey Weinstein ose dikush”, vazhdon Grant.

Ylli zbuloi se ai u panikos kur ai nuk ishte në gjendje të nuhaste asgjë, rreth kohës kur mjekët filluan ta lidhnin atë si një simptomë të Coronavirusit.

Hugh pranoi se ndihej ‘krenar’ për antitrupat e tij dhe shpreson që ai të mos kontraktojë virusin potencialisht vdekjeprurës në të ardhmen. /Insajderi.com

The post Aktori tani zbulon se ai dhe bashkëshortja kishin kontraktuar Coronavirus-in në shkurt appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed