Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është takuar me kryetarin e Qeverisë së këtij vendi, Zoran Zaev, njofton Insajderi.

Në takim u shprehën urime për formimin e Qeverisë së re, e cila pas anëtarësimit në NATO, u vlerësua se “me sukses do të punojë edhe në integrimet evropiane, që konsiderohet si përfitim në avancimin e tërë rajonit”.

“Integrimet në NATO dhe në BE janë e ardhmja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe vendeve nga i gjithë Ballkani Perëndimor”, tha kryeministri Zaev.

Në takim u shpreh përcaktim i përbashkët për avancimin e raporteve të mira fqinjësore mes dy vendeve dhe mes vendeve në tërë rajonin, me ndihmë dhe mbështetje reciproke, si në ballafaqimin me pasojat nga pandemia, ashtu edhe në ekonomi dhe në rrugën e perspektivave euroatlantike./Insajderi.com

The post Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut takohet me Zaev-in appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *