Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, dëshiron që vitin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij të re, Napolin. Kështu ka deklaruar ai të enjten në një intervistë për radion italiane “Kiss Kiss”.

“Synimi personal për edicionin e ri është që të sigurojmë një vend që na garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Shpresoj që ta arrijmë këtë, pasi Napoli duhet të kthehet aty ku edhe e ka vendin”, është shprehur Rrahmani, transmeton Insajderi.

“Po përgatitemi maksimalisht për edicionin e ri dhe ndeshja e parë ndaj Parmas është shumë e rëndësishme. Duhet të japim gjithçka nga vetja për të pasur një start të suksesshëm”, tha ndër të tjera ai.

Rrahmani 26-vjeçar ka kontratë me skuadrën e Napolit deri në verën e vitit 2024.

Kapiteni i Kosovës në verën e shkuar iu bashkua Veronës nga Dinamo Zagrebi dhe në edicionin e parë në Itali impresionoi me paraqitje. Ishte lojtari me më së shumti topa të rikuperuar në kampionat. Rrahmani shpreson që Napoli të luajë me katër mbrojtës edhe pse te Verona ishte adaptuar në sistemin me tre./Insajderi.com.

 

The post Amir Rrahmani: Dua të luaj në Ligën e Kampionëve me Napolin appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *