Ylli i Real Madrid, i cili luajti si i huazuar te Dortmund, Achraf Hakimi, do të transferohet tek Inter, përcjell lajmi.net.

Fabrizio Romano, me burime të Di Marzio, bën të ditur se Inter ka arritur marrëveshje me Real Madrid, për t’i dhënë 40 milionë euro, plus pesë milionë bonuse, për transferimin e Hakimi.

Klauzola për të drejtën e blerjes mbrapsht nuk është përmendur asnjëherë.

Ai do t’i bashkohet Interit gjatë javës tjetër, me testet mjekësore që do të bëhen atë javë, për zyrtarizimin. /Lajmi.net/

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *