Më 8 shtator, testimet për këtë vaksinë u pezulluan pasi një vullnetarit nga Mbretëria e Bashkuar iu përkeqësua gjendja shëndetësore, raporton BBC. AstraZenaca më pas tha se do të hetojë nëse përkeqësimi i shëndetit të vullnetarit ishte efekt anësor i vaksinën që kjo kompani po zhvillon.

Por, të shtunën, Universiteti i Oksfordit tha se e konsiderojnë të sigurt vazhdimin e testimeve të vaksinës potenciale kundër COVID-19.

Ky universitet tha se është e “pritshme” që disa pjesëmarrës në studimet që po kryhen për vaksinën “mund të sëmuren”.

Autoritetet britanike thanë se testimet do të vazhdojnë dhe do të ndiqen rekomandimet e një komiteti të pavarur për sigurinë, që vepron në kuadër të Agjencisë Rregullative të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndonëse në Mbretërinë e Bashkuar sëmundjet e pacientëve janë konfidenciale dhe nuk publikohen, New York Times ka raportuar se një vullnetar nga Mbretëria e Bashkuar u diagnostikua me një sinkron inflamator që prek palcën kurrizore dhe që mund të shkaktohet nga infeksionet virale.

Vaksina, që po zhvillohet nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit në Britani, është një prej projekteve më premtuese në luftën kundër sëmundjes COVID-19.

AstraZeneca është një prej tri kompanive që kanë arritur në fazën e tretë të testimeve të vaksinave për koronavirus në Shtetet e Bashkuara, meqë atje janë siguruar mijëra vullnetarë për marrje të vaksinës.

Dy vaksinat e tjera po zhvillohen nga kompanitë Pfizer dhe Moderna.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se aktualisht në botë janë duke u testuar rreth 180 vaksina potenciale kundër koronavirusit. /REL

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *