Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë të martën se dihet cilat janë arsyet pse Qeveria Hoti e ka shfuqizuar task-forcën anti-korrupsion.

“Kjo task-forcë i kishte intervistuar, hetuar dhe arrestuar shumë zyrtar të lartë të LDK-së. Dhe më pastaj një pjesë e këtyre rasteve kanë përfunduar me aktgjykim dënues”, ka shkruar Bajqinovci.

Ai po ashtu theksoi se në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga 3 qershori 2020, e deri në tetor janë hapur mbi 63 procedura prokurimi.

“Dy zyrtarë prokurimi në MPB janë larguar nga kjo pozitë dhe janë zëvendësuar me dy tjerë̈ nga administrata publike”, shtoi ai më tutje. /Insajderi.com

Postimi i plotë:

 

The post Bajqinovci: Task-forca anti-korrupsion hetonte zyrtarë të LDK-së appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed