Bebe Rexha një nga prezantueset e mbrëmjes së djeshme në “People’s Choice Awards 2020”, u shfaq në tapetin e kuq me flokët të kuqe të zjarrtë dhe një fustan të zi vezullues nga “Dsquared2”. Ajo ishte më se entuziaste të ishte e pranishme për mbrëmjen, shkruan E Online, transmeton Insajderi.

Lajmi se ajo do të jetë pjesë e një filmi është bërë i ditur pak javë më parë. Këngëtarja tha se po bëhet gati për debutimin e saj në film, dhe na tregoi më shumë se si po përgatit për rolin.

“Kam xhirime këtë javë”, zbuloi ajo. “Kështu që Kristen Bell dhe Vince Vaughn, shpresoj se nuk do e dreqos”, vazhdoi këngëtarja duke qeshur.

Ajo tha se ishte e vështirë të manovrosh mes aktrimit dhe këndimit, por ka qenë një bletë punëtore duke u përkushtuar në mësime përmes platformës “Zoom”.

“Kam një pjesë në makinë, do e drejtoj makinën”, tha ajo. “Është shumë qejf”.

Së bashku me rolin e saj në film, Rexha ka punuar me shumë zell edhe në muzikë. Ajo së fundmi bashkëpunoi me Doja Cat për këngën hit, “Baby, I’m Jealous”. /Insajderi.com

The post Bebe Rexha na zbulon edhe më shumë për rolin e saj të ri appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed