Vuçiq tha se ka pasur disa kandidatë, por Bërnabiq, e cila ka qenë kryeministre e Serbisë nga viti 2017, “ka punuar në interes të qytetarëve, ka qenë besnike ndaj Serbisë dhe ka punuar për përfitimet e vendit”.

Për Bërnabiqin “ka një mendim shumë të lartë”, tha Vuçiq.

Ai tha se i ka kërkuar asaj që të konsiderojë hapjen e dy ministrive të reja, për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore, si dhe për kujdesin ndaj familjes dhe fëmijëve.

“Po ashtu e kam lutur mandataren që, nëse është e mundur, 50 për qind ose afër 50 për qind e anëtarëve të qeverisë të jenë gra”, tha Vuçiq.

Ana Bërnabiq ka qenë kryeministre e Serbisë nga 29 qershori, 2017.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi janë mbajtur më 21 qershor.

Pragun prej 3% të votave e kanë kaluar shtatë lista, nga të cilat katër janë të pakicave.

Shumicën e ka fituar lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiq – Për fëmijët tanë”, me 1,953,998 vota, apo 60.65% të tyre./rel

Source: New feed

Leave a Reply