Ylli i “Breaking Bad” që u bë i njohur me rolin e Walter White u ka bërë thirrje fansave të tij që “të mbajnë të veshur maskën e mallkuar”, pasi zbuloi se ai kishte kontraktuar me Covid-19.

Aktori me anë të një videos të publikuar në Instagram, tha se është një nga ata personat me fat që i kanë mbijetuar virusit.

“Përshëndetje. E di se tani po ndiheni si të lidhur, duke kufizuar lëvizshmërinë tuaj dhe si unë, jeni lodhur nga kjo!!” ai shkroi. “Epo, unë thjesht dua t’ju inkurajoj që të keni pak më shumë durim. Unë isha goxha i rreptë në respektimin e protokolleve dhe akoma … Unë kontraktova virusin. Po. Kjo tingëllon frikësuese tani që mbi 150,000 amerikanë kanë vdekur për shkak të tij. Unë kam qenë një nga ato me fat.”

Cranston gjithashtu ndau një video të tij në Qendrën e Dhurimit të UCLA , ku kishte shkuar për të dhuruar plazmën . Shkencëtarët thonë se njerëzit që testojnë pozitivisht për virusin mund të kenë antitrupa në plazmën e tyre që mund të ndihmojnë pacientët e tjerë me koronavirus. /Lajmi.net/

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *