Anësori turk i skuadrës së Milan, Hakan Calhanoglu, duket se do të ndryshojë verën e ardhshme ekip, mirëpo jo edhe kampionat, njofton Insajderi.

Turku 26 vjeçar, kontrata e së cilit me Milan mbaron verën e ardhshme, duket se nuk ka ndërmend të vazhdojë kontratën e Milan, pasi kërkon rritje page në gjashtë milionë euro në sezon.

Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, për lojtarin turk të Milan, kanë shfaqyr intersim disa skuadra në Gjermani, por edhe dy nga Serie A, rivalët e Inter dhe kampionët e Juventus.

Mirëpo, më afër transferimit të Calhanoglut, është Juventus, që është e gatshme t’i ofrojë një pagë prej gjashtë milionë eurosh në sezon, që është edhe kërkesa kryesore e turkut.

Calhanoglu, te Milan u transferua ne verën e vitit 2017 nga skuadra gjermane e Bayer Leverkusen për shifrën e 24 milionë eurove, më të cilët kishte nënshkruar kontratë katër vjeçare. /Insajderi.com

The post Calhanoglu tradhëton Milanin, afër transferimit te Juventus appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply