Lajme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit porsa i përket javës që presim përpara!

Java nis me ditën e Hënë dhe mot të kthjellët në të gjithë territorin, por gjithashtu pritet të jetë dhe një ndër ditët më të nxehta të këtij muaji.

Për shkak të masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut temperaturat pritet të arrijnë deri në 35°C në relievet malore e deri në 39°C në ato të ulëta.

Gjatë ditës së Martë kushtet……
Source: New feed

“Skuadra duhet të kujtojë atë se çfarë ne ndërtuam bashkë. Ideja, filozofia dhe dëshira për të punuar bashkë në Milanelo nuk ka ndryshuar”.

”Është një avantazh që ne bëmë mirë muajt e fundit, dhe unë e njoh ekipin se çfarë ato mund të japin. Ka qenë një verë e çuditshme, me shumë pak kohë për tu përgatitur. Klubi po punon fort që të forcojë ekipin dhe ne kemi të njëjtat mendime”.

”Është e drejtë kur tifozët na kërkojnë zonën Champions, pasi kemi kohë që nuk kemi marrë pjesë në atë kompeticion”, përfundoi Pioli. /Lajmi.net/ 

Source: New feed

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se Ministria e Shëndetësisë kur ka licencuar laboratorët privatë për testin e COVID-19 është dashur të bëjë edhe rregullimin e çmimeve.

“200 euro testi RT-PCR, a jeni normal?! Këtë çmim e ka paguar një qytetar i Kosovës për një test RT-PCR në laboratorin “Medical & Laboratory Services”, i cili është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, që u licencua nga Ministria e Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë kur ka  licencuar laboratorët private është dashur të marrë përsipër edhe rregullimin e çmimeve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Më tej, Haxhiu ka thënë se duhet të jepet përgjegjësi përse që nga fillimi i pandemisë nuk janë shfrytëzuar kapacitetet e IKShPK-së për më shumë teste.

“Ne jemi dëshmitarë se në disa raste brenda 24 orëve janë bërë më shumë se 500 teste. Përse nuk janë bërë më shumë teste në institucionet publike duhet të përgjigjen të dy Qeveritë Hoti e Kurti”, është shprehur Haxhiu.

Sipas Haxhiut, sikur të shfrytëzoheshin të gjitha kapacitetet e laboratorëve në sistemin publik shëndetësor, nuk do të kishte fare nevojë që qytetarët të bënin teste në laboratorët privat.

Pas shpërndarjes së informacioneve se në njërin nga laboratorët privat të licencuara për testin për COVID-19 me metodën PCR është paguar 200 euro, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se në institucionin privat shëndetësor që ofron teste molekulare, sipas informacioneve të siguruara, testi PCR kushton 65 euro, ndërsa testi tjetër PCR (genex covid test), rezultatet e të cilit jepen brenda 45-60 minutash, deri në 200 euro.

“Është plotësisht në të drejtën e qytetarit nëse do të zgjedh të kryej një test serologjik apo PCR test sikurse edhe çmimin të cilin do ta paguaj”, theksohet në njoftimin e Ministrisë

Pas lajmeve se testi për COVID-19 është paguar 200 euro ka reaguar edhe laboratori privat “Medical Laboratory & Services“.

Edhe kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas ankesave të qytetarëve në lidhje me çmimin e testit për COVID-19.

The post Kuvendi i Maqedonisë së Veriut deri në mesnatë duhet të votojë qeverinë e re appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Source: New feed

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka bërë disa ndryshime të fundit në listën e lojtarëve të përzgjedhur për dy ndeshjet eliminatore të EURO 2021 ndaj Austrisë dhe Andorrës. Si fillim, tekniku kishte përzgjedhur 22 futbollistë për këto dy sfida, por është detyruar të ndryshojë planet për shkak të problemeve që ka shkaktuar pandemia COVID-19 në grumbullimin e lojtarëve.

Kështu bëhet me dije se mbrojtësi Jon Mersinaj nuk mund të grumbullohet, sepse nuk lejohet nga klubi të……
Source: New feed

Federata e futbollit e La Liga-s, ka komentuar mbi situatën më të përfolur momentalisht në botë – largimin e Lionel Messi nga Barcelona.

Federata, ka thënë se Messi, nuk mund të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë, pa u paguar shuma e cekur në kontratë dhe se ka njoftuar se ata nuk do të regjistrojnë asnjë transferim të Messi-t, në ndonjë skuadër tjetër, pa u paguar shuma  e kontratës, transmeton Insajderi.

700 milion euro, kaq e ka klauzolën e largimit, Lionel Messi dhe duket se këtu do të bëhet debati më i madh i kësaj vere, pasi Barcelona, nuk është e gatshme ta liroj lojtarin me parametra zero, ndërsa lojtari, nuk dëshiron më të luaj për Blaugranasit.

A do të ketë një ekip të gatshëm të paguaj 700 milion euro për një 33 vjeçar, mbetet të shihet./Insajderi.com.

The post Federata e La Liga: Messi nuk mund të largohet nga Barcelona appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të dielën ka vazhduar debatin për votimin e qeverisë së re që do të drejtohet nga Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI). I nominuari për kreun e qeverisë, në prezantimin e programit para deputetëve prioritet i ka dhënë përballjes me pandeminë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, hapjes së negociatave me BE-në, reformave në administratë e gjyqësor si dhe zhvillimit ekonomik, por edhe raporteve të mira me vendet fqinje përmes zbatimit të marrëveshjeve tashmë të arritura me Greqinë dhe Bullgarinë.

“Do të angazhohemi për ndërtimin e shtetit demokratik, përballjen me pandeminë, ngritjen e ekonomisë, rritjen e pensioneve dhe të pagave. Do të luftojmë fuqishëm krimin dhe korrupsionin. Jemi të angazhuar me forcimin e shtetit ligjor, sundimin e ligjit, të kemi gjyqësi të pavarur dhe administratë efikase”, ka deklaruar Zaev.

“Qeveria e re është e përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ne do të vazhdojmë me zbatimin edhe të Marrëveshjes së Ohrit, e cila është baza e bashkëjetesës ndëretnike. Përpara nesh është një periudhë në të cilën si shtet do të marrim shumë më tepër, sesa do të japim. Ne jemi të përkushtuar të hapim 80 për qind të kapitujve të negociatave në katër vitet e ardhshme”, shtoi ai.

Pandemia dhe integrimi evropian, sfida kryesore të qeverisë së re

Por, deputetët e opozitës në fjalimet e tyre thanë se qeveria e re nuk do të dallojë nga e kaluara, duke e akuzuar për rrënimin e shtetit, të ekonomisë, rritjen e krimit dhe të korrupsionit, por edhe siç thanë për “tradhëti kombëtare”, duke përmendur ndërrimin e emrit të shtetit.

“Qeveria e re e LSDM-së dhe BDI-së është një koalicion gënjeshtrash që do të përballet me protesta masive në vjeshtë. Kjo qeveri do të jetë me afatin më të shkurtër. LSDM premtoi një koalicion pa BDI-në pasi e kishte akuzuar për korrupsion dhe krime të rënda, ndërsa pa turp e prezanton si parti që do të shtyjë përpara proceset. Kjo qeveri është qeveria e krimit dhe e mashtrimit”, ka deklaruar Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Deputetët e opozitës shqiptare në fjalimet e tyre u ndalën në, siç thanë, “mashtrimin e madh të BDI-së për kryeministrin shqiptar”.

“BDI në opozitë – pse jo, kryeministër shqiptar – pse jo, dhe asnjëra dhe as tjetra. Naser Zyberi (kandidat i BDI-së për kryeministër) ishte simbolik e manipulimit. Në vitin 2011 ju e larguat përdorimin e gjuhëve nga prioriteti për shkak të anëtarësimit të vendit në NATO. Në vitin 2014 e larguat pozitën e kryeparlamentarit shqiptar nga prioritetet, për shkak të, siç thoshit, luftës në Ukrainë, dhe me logjikën e njëjtë besoj se edhe tani keni larguar kandidatin për kryeministër shqiptar për shkak të krizës në Bjellorusi”, ka deklaruar Elmi Aziti, deputet i Aleancës për Shqiptarët.

Debati për qeverinë e re, në bazë të rregullores mbi punën e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë, mund të vazhdojë me së voni deri të dielën në mesnatë kur edhe duhet të bëhet votimi i saj.

Për zgjedhjen e qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi. Koalicioni BDI-LSDM kanë 62 vota, përfshinë një votë të PDSH-së, që gjithashtu do të jetë pjesë e qeverisë.

BDI-ja në qeverinë e re do të ketë gjashtë ministri. Zëvendëskryeministër i parë dhe njëherësh ministër i Sistemit Politik pritet të emërohet, Artan Grubi. Me Ministrinë e Punëve të Jashtme do të udhëheq Bujar Osmani, ndërsa Fatmir Besimi me Ministrinë e Financave. Ministër i Ekologjisë është caktuar Naser Nuredini, i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kurse Jeton Shaqiri, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike. Nga partitë shqiptare, post ministror do të ketë edhe Lëvizja Besa. Arjanit Hoxha nga kjo parti do të emërohet ministër i Bujqësisë.

Resorët tjerë i takojnë LSDM-së. Me Ministrinë e Brendshme do të udhëheq Oliver Spaskovski, Radmilla Sheqerinska do të jetë ministre e Mbrojtjes, Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carevska, ministre e Arsimit, Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë, Goran Milevski, ministër i Pushtetit Lokal, Bllagoj Bocvarski i Transportit, Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, dhe Kulturës Irena Stefoska./REL

The post Deputeti i PDK-së: 200 euro testi RT-PCR, a jeni normal?! appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Source: New feed

Në ora 20.00 janë mbyllur qendrat e votimeve për zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, në të cilat marrin pjesë gjashtë koalicione dhe pesë parti politike.

Zgjedhjet lokale po mbahen edhe për komunat Budvë, Kotor, Tivat, Andrijevicë dhe Gucia.

Sipas të dhënave të Qendrës për transicion demokratik CDT, 74.2 për qind e votuesve, ose 400,600 qytetarë votuan në zgjedhjet e sotme parlamentare deri në orën 19.00 ose 3.3 për qind më shumë se në zgjedhjet parlamentare 2016, kur 70.9 për qind e votuesve votuan deri në orën 19:00. /Insajderi.com

The post Mbyllen vendvotimet në Malin e Zi appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Zgjedhjet lokale po mbahen edhe për komunat Budvë, Kotor, Tivat, Andrijevicë dhe Gucia.

Sipas të dhënave të Qendrës për transicion demokratik CDT, 74.2 për qind e votuesve, ose 400,600 qytetarë votuan në zgjedhjet e sotme parlamentare deri në orën 19.00 ose 3.3 për qind më shumë se në zgjedhjet parlamentare 2016, kur 70.9 për qind e votuesve votuan deri në orën 19:00.

Source: New feed

Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi janë kthyer në një ndër çiftet më të dashura dhe të komentuara të showbizz-it shqiptar. Pasi konfirmuan lidhjen e tyre, këngëtarja dhe aktori postojnë shpesh video e foto me njëri-tjetrin, ku nuk mungojnë dedikimet romantike, duke fituar zemrat e fansave, të cilët nuk ndalen së bëri pastime për “çiftin ideal”.
Source: pa

Sipas tij delegacioni serb do të bëjë gjithçka për të shmangur tërheqjen Serbisë në lojërat gjeopolitike të fuqive të mëdha, por ai vlerësoi se surprizat janë të mundshme në takimin në Uashington.

Gjuriq i tha “TV Prva” se ishte një befasi personale për të që disa qarqe politike në Beograd, në vend që të siguronin mbështetje, “goditën pas shpinë” ekipin kombëtar serb, të udhëhequr nga Presidenti Aleksandër Vuçiq, duke akuzuar Vuçiqin se tradhtonte Kosovën ose po e tërhiqte Serbinë në konflikte të madh me perëndimin.

Gjuriq deklaroi se Beogradi i kërkoi KFOR-it që të krijojë një prani të përhershme në terren në Babin Most, duke vlerësuar se “sulmi ndaj serbëve në atë fshat nuk është i rastësishëm, por një pasqyrim i politikës ekstremiste të ndjekur nga politikanët shqiptarë”.

Gjuriq vlerësoi se policia e Kosovës padyshim “nuk është e gatshme ose e paaftë” për të mbrojtur serbët në Babin Most. /Lajmi.net/ 

Source: New feed