Lajme

Numri i shkollave që po kalojnë në skenarin C (online) po vjen duke u rritur që nga fillimi i këtij viti të ri shkollor.

Drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala për Kallxo.com ka treguar se gjimnazi “Ahmet Gashi” kalon në skenarin C pasi këtu rezultuan me virus 17 nxënës dhe 5 mësimdhënës.

Shala tutje tha se janë duke pritur rezultate të reja nga IKSHP për shkolla tjera.

Në komunën e Prishtinës deri tani pesë shkolla kanë kaluar me skenarin C.

Shkollat që kanë kaluar në mësim online janë: SHFMU “Xhemail Mustafa” , SHFMU “Anton Z. Çajupi”, SHFMU “Dëshmorët 1921”, SHFMU “Azemi e Salihu”, si dhe shkolla e muzikës SHML”Prenk Jakova”, kurse nga nesër pritet të bashkohet edhe gjimnazi shoqëror “Ahmet Gashi”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti para dy ditësh deklaroi se shkollat kalojnë në sitem online atëherë kur më shumë se 5% e stafit dalin të infektuar me COVID-19.

Mësimi online mbahet dy javë deri në ri testim.

Komuna e Prishtinës sqaron se në cilat raste shkohet me mbyllje të shkollave

The post Hoti viziton liqenin e Badocit, funksionalizohet linja emergjente me Ibër Lepenc appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Source: New feed

Regjisori dhe aktori Edmond Budina, i ftuari i gazetares Armela Ferko në SYRI TV, foli pas vizitës që një grup aktorësh bënë pranë grave naftëtare, që janë futur në një grevë urie.

“Jam emocionuar sepse i gjeta në një gjendje shumë të vështirë. Është një fatkeqësi që po u ndodh njerëzve të ndershëm të këtij vendi që kanë derdhur djersë dhe gjak. Për mua është skandaloze. M’u mbushën sytë me lot, m’u duk sikur ishte nëna ime. E di……
Source: New feed

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se nga 36,679 bizneseve që përfitojnë nga kjo masë, deri më datë 26.10.2020 të dhënat i kanë freskuar 30,750 biznese.

“Përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë MF-së që të përmbyll plotësisht ekzekutimin e pagesave për bizneset që ende nuk e kanë bërë freskimin e të dhënave në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës”, tha Bajrami.

Kujtojmë se bizneset kanë përfituar në kuadër të Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ministria e Financave fton bizneset që t’i përditësojnë të dhënat në sistemin
EDI të ATK-së

Ministria e Financave fton…

Posted by Hykmete N. Bajrami on Thursday, October 29, 2020

Source: New feed

Forcat e reja politike që kanë prejardhje nga Partia Demokratike janë ndeshur me shumë kritika nga përkrahës dhe përfaqësues opozitarë.

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso u shpreh se këto parti të reja janë një diversion i pastër zgjedhor për të ndarë votën.

“Subjektet e reja janë krijuar me bekimin e mazhorancës në pushtet, për një diversion të pastër elektoral, për të ndarë votën opozitare. Megjithatë, kjo janë diversione që……
Source: New feed

Qendërmbrojtësi holandez, Stefan De Vrij është bërë pjesë e listës së prioriteteve të Inter.

Sipas raportimeve nga Italia, Inter kanë hapur negociatat me Mino Raiola për rinovimin me De Vrij, transmeton lajmi.net.

Kontrata e holandezit është valide deri në qershor të vitit 2023.

De Vrij ka qenë pjesë e rëndësishme e formacionit të Inter që nga koha kur u transferua nga Lazio.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje mes dy palëve. /Lajmi.net/

Source: New feed

Ishte një deklaratë e këngëtares Adelina Ismajli në emisionin e saj “Tete a Tete”, që ka vënë në fokus të mediave atë dhe Arif Vladin, njofton Insajderi.

Në bisedë e sipër me të ftuarin e saj Fatmir Limajn, ajo deklaron se Vladi është paguar për të kënduar këngën “Marshi i UÇK-së”, pas së cilës, reagoi edhe ky i fundit.

Tashmë një personazh tjetër, etnokoreologu, Dilaver Kryeziu është përfshirë në këtë përplasje shumë publike.

Kryeziu thotë, se është përditësuar me më të rejat, dhe ka lexuar çdo shkrim në llogarinë e Vladit.

“Epitetin e krye atdhetarit, të një pune të ndershme dhe të ndërgjegjshme padyshim se e posedon edhe kryeartisti ynë Arif Vladi , i cili së fundmi është bërë pjesë e disa shkrimeve në mediet tona online, të cilat i lexoj rregullisht për tu informuar me të rejat e ditës”, shkruan ai.

Kryeziu shpjegon se si lufta kishte bashkuar muzikantë e këngëtarë të shumtë të thirrur në ndjenjën patriotike për t’i kënduar atdheut, dhe Arifi ishte ‘kryevepra e situatës’, që edhe armiku nuk mund të mos ofshante me melodikën e zërit të tij.

“Lufta bashkoi muzikantë të ndryshëm me qëllim të homogjenizimit kombëtar, duke ngritur moralin e ushtarëve tanë në fushën e betejës. Këngëtarët e asaj kohe e shihnin si një akt detyrimi patriotk t’i këndosh atdheut. Në këtë rrafsh kënga e Arifit është një kryevepër e situatës, e cila kishte të bëjë me kushtrimin e gjithë kombit shqiptar që t’i bashkojë gjithë luftëtarët e lirisë, këngë e cila përfshinte tërë botën shqiptare dhe ishte në cdo cep aty ku frymonte shqip. Armiku kur e dëgjonte këngën e tij ofshante, duke thënë “sa bukur kënduaka ky”. Kurse ju kritikë të mëdhenjë të artistëve kombëtarë ofshani thellë dhe mendoni njëherë se kë po e kritikoni”, vazhdon shkrimin Kryeziu. /Insajderi.com

The post Një tjetër personalitet përfshihet në përplasjen mes Adelina Ismajlit dhe Arif Vladit appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Milan ka shënuar ka shënuar edhe dy gola të tjerë përballë Spartës së Pragës (3-0).

Golat për kuqezinjtë u realizuan nga Rafael Leao dhe mbrojtësi i huazuar nga Manchester United, Diogo Dalot në minutat 57-të dhe 67-të.

Tasshmë, Milan thuajse e ka siguruar  fitoren e dytë në Europa League, pas asaj ndaj Celtic.

<iframe src="https://video.syri.net/embed/E5v1mM644HuW1Xx" frameborder="0" width="700" height="400" allowfullscreen></iframe>

<iframe……
Source: New feed

Një person është gjetur sot pa shenja jete në fshatin Mramor të Prishtinës, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili njoftoi se rasti ka ndodhur rreth orës 18:10.

Hoxha theksoi se vdekja është konfirmuar nga ekipet shëndetësore, ndërsa rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Rreth orës 18:10 Policia në Prishtinë ka pranuar një informatë lidhur me një vdekje të dyshimtë. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në lokacion, janë informuar edhe ekipet e nevojshme emergjente, nga kompetentet shëndetësore është konfirmuar vdekja e personit, përderisa veprime tjera policore lidhur me rastin janë në proces”, ka thënë ai. /Insajderi.com

The post Gjendet pa shenja jete një person në Mramor të Prishtinës appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

 

Aktorja e njohur, Anahi ka treguar se fundmi arsyen pse u shkëput nga aktrimi.

 

Në një intervistë, Anahi ka pohuar se i mungon aktrimi por ishte e lodhur.”Ishte një vendim shumë personal dhe i vështirë sepse unë jam rritur në skenë. Zemrës sime i mungon skena, por mendoj se mora vendimin e duhur sepse në një pikë gjërat nisin dhe bëhen të lodhshme.

Vjen një moment në jetë ku vendos të mos e ekspozosh veten shumë”-u shpreh aktorja. Seriali i fundit ku ajo luajti ishte “Dos……
Source: New feed

Qeveria shqiptare e prezanton inceneratorin e përpunimit të mbetjeve të Elbasanit si një gur xhevahiri në planet e saj për praktikat koncensionare në këtë fushë menaxhimi.

Por, ndërkohë që inceneratori, sipas autoriteteve qeveritare, ka hyrë në vitin e gjashtë të aktivitetit, më shumë se gjysma e bashkive të Qarkut Elbasan kanë refuzuar të transportojnë mbeturinat e tyre pranë impiantit të përpunimit, të ndërtuar nga shoqëria koncensionare “Alb-Tek Energy”.

Qarku i Elbasanit……
Source: New feed