Lajme

Djali i dytë i Ramiz Lladrovcit, Driloni, ka lidhur kurorë me të dashurën e saj Elenën, por në ceremoni kishte munguar i pari i Drenasit, shkruan lajmi.net.

Ndonëse nuk mundi të jetë pjesë e kësaj ceremonie për shkak të dyshimeve për COVID-19, kryetari i Drenasit i uroi çiftit lumturi në lidhjen e tyre.

“Për shkak të kushteve të vet izolimit, nuk mora pjesë në ceremoni, por, mendja dhe zemra ime ishte me ta, ashtu siç ishin edhe bekimet e Babës Tush e Nënës Ki për çiftin. Ju duam Elenë e Drilon, paçi gjithmonë lumturinë!”, shkroi Lladrovci në imazhet e ndara në Facebook. /Lajmi.net/

Source: New feed

Punonjësja e financave Charlotte Beeton, 27-vjeçare nga Southampton, pësoi djegie të shkallës së tretë kur uji shpërtheu lëkurën e saj, transmeton lajmi.net.

Ajo kishte qenë duke larë flokët kur pësoi konfiskim dhe u shpëtua vetëm kur i fejuari i saj, David Channel, e zhvendosi në siguri.

**GRAPHIC CONTENT WARNING** PIC BY CATERS NEWS (PICTURED Chralotte's burns slowly healing) A young woman was left with excruciating burns on her derriere after a radiator pipe exploded. Charlotte Beeton, 27, from Southampton, suffered an epileptic seizure while washing her hair and landed on a radiator pipe, covering her lower body in boiling water. Thankfully her fiance, David Channel, 28, heard the commotion and was able to move Charlotte to safety before she was scolded any further. But the finance worker was left with third degree burns across her bottom - something that required five hours' worth of skin graft surgery, with skin being taken from her thighs. SEE CATERS COPY

Ajo u dërgua me autoambulancë në njësinë e djegies në Salisbury, ku dëmtimet e saj ishin aq të gjera, sa duheshin shartime në lëkurë.

Charlotte u diagnostikua me epilepsi në moshën 13-vjeçare, por kurrë më parë nuk kishte pësuar djegie si rezultat i gjendjes së saj. Ajo filloi të frikësohej pasi një herë iu tha që ajo kishte nevojë për operacion dhe tha se duhet të përgatitej për një përvojë të vështirë pas operacionit.

PIC BY CATERS NEWS (PICTURED Charlotte's behind bandaged) A young woman was left with excruciating burns on her derriere after a radiator pipe exploded. Charlotte Beeton, 27, from Southampton, suffered an epileptic seizure while washing her hair and landed on a radiator pipe, covering her lower body in boiling water. Thankfully her fiance, David Channel, 28, heard the commotion and was able to move Charlotte to safety before she was scolded any further. But the finance worker was left with third degree burns across her bottom - something that required five hours' worth of skin graft surgery, with skin being taken from her thighs. SEE CATERS COPY

Fatmirësisht, Charlotte nuk kishte nevojë për ndonjë shartim tjetër të lëkurës pas operacionit të saj të parë, por thotë se ndikimi i aksidentit në maj 2018 ende ndikon në jetën e saj të përditshme tani.

Ajo nuk ka zbuluar fotografi të dëmtimeve të saj deri më tani, por tha që ajo dëshironte të ndante vështirësinë e saj, për të rritur ndërgjegjësimin për konfiskimet epileptike dhe sa të rrezikshme mund të jenë ato. /Lajmi.net/

Charlotte Beeton with her fiance David - he found her after she suffered a seizure

Source: New feed

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Beratit.

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasi makina me të cilën udhëtonin është përplasur me një mur rrethuer.

Mjet i aksidentuar është me targa AA 135 BZ.

Shkak për aksidentin mësohet të jetë bërë dalja nga rruga.

<iframe src="https://video.syri.net/embed/D9IZLesd4CLrCrx" frameborder="0" width="700" height="400" allowfullscreen></iframe>

 

 

 

Source: New feed

Ai fshehu 160 gram kokainë (vlera e së cilës pas prerjes dhe ndarjes në doza ishte rreth 25 mijë euro), në një vend thuajse të paarritshëm brenda një kolltuku në dhomën e ndenjes.

foto-3

Në fakt, 27-vjeçari shqiptar i arrestuar nga karabinierët në Marotta mendoi se po i shkonin punët mirë, por me sa duket bëri një gabim.

Ai ishte vënë nën vëzhgim nga policia për ca kohë për shkak të ardhjes dhe shkuarjes së njerëzve të shumtë rreth shtëpisë, por edhe prania e tij në vendet e njohura për përdoruesit e përditshëm të drogës. Kjo vetëm sa shtoi dyshimet e policisë për të zbuluar rolin e të riut shqiptar.

Karabinierët e pritën me orë të tëra afër shtëpisë; kur erdhi mbeti i habitur.

27 vjeçari në prani të policisë shafaqi probleme psikologjike derisa përfundoi në tokë, duke pësuar një krizë nervore, kur e kuptoi që do të kishte kontroll brenda shtëpisë.

Nervozizmi jo proporcional i të riut bëri që vëmendja e karabinierëve të rritet edhe më shumë. Ata vunë re që dhoma e ngrënies ishte vendi ku rritej tensioni. Djali dukej veçanërisht i vendosur për t’u ulur në një divan të kuq në dhomën e ndenjes.

Në një pikë të paarritshme kishte 160 gram kokainë në një pako najloni. Në këtë pikë prangat ishin të pashmangshme.

Source: pa

Sipas raportimeve të fundit, të dy palët edhe zyrtarisht kanë nisur bisedimet rreth 20 vjeçarit Havertz, përcjell lajmi.net.

‘Blutë’ dëshirojnë të kompletojnë këtë transferim sa më shpejt që është e mundur. Ata janë të gatshëm të paguajnë kërkesën prej 80 milionë euro të skuadrës gjermane, por duke përfshirë edhe disa bonuse.

Të dy skuadrat janë duke biseduar intensivisht dhe pritet të gjejnë një ‘mes’ në ditët në vazhdim.

“Havertz ka arritur marrëveshje personale me Chelsea disa javë më parë dhe tani është duke pritur dritën e gjelbër nga Leverkusen për të udhëtuar për testet mjekësore./Lajmi.net/

Source: New feed

Kiara Tito është një nga prezantueset më të mira shqiptare.

Ajo në Instagram ka hedhur një fotografi ku shihet se është veshur me një veshje që ia ka nxjerr asaj të këmbët seksi, shkruan Syri Kosova.

Brenda jahtit luksoz ku po kalon pushimet Ronaldo, shikoni ‘bishën’ 5.6 mln euro

Kiara ka kohë që ka nisur pushimet.

Madje, për të po thuhet se po e shoqëron këngëtari Butrint Imeri.

Lidhja mes tyre ka qenë shumë e komentuar në medie, por, dyshja nuk kanë pranuar ndonjëherë……
Source: New feed

Maskat janë bërë diçka e nevojshme në kohën e pandemisë së koronavirusit dhe shumë persona kanë vendosur që t’i bëjnë vetë në shtëpi ato. Por, ka dyshime mbi efektivitetin e këtyre maskave ndaj Covid-19.

Simon Kolstoe, profesor i Universitetit të Portsmuthit, ka shkruajtur një artikull në revistën “Science Alert” ku tregon provën që duhet të bëjmë për të kuptuar nëse maska na mbron apo jo.

Testi është fare i thjeshtë dhe mund ta bëjë kushdo: fikni……
Source: New feed

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se kënga dhe pushkët e Mujës dhe Beqës nuk u ndalën asnjëherë deri sa ranë heroikisht për lirinë e popullit tonë.

Postimi i plotë:

Sot në familjen e komandantit Mujë Krasniqi në Klinë. Në anën time të djathtë, babai i Mujës dhe Aliut, axha Halil. Ndërsa, në anën time të majtë, Shpëtimi, ushtar i Kosovës dhe djalë i bashkëluftëtarit Beqir Gashi. Kënga dhe pushkët e Mujës dhe Beqës nuk u ndalën asnjëherë deri sa ranë heroikisht për lirinë e popullit tonë. Krenar me prindërit dhe fëmijët e heronjve të kombit. HTH /Lajmi.net/ 

Source: New feed

Presidenti Meta ka përkujtuar me anë të një shënimi në profiling e tij në facebook, ‘Luftën e Koplikut’, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare të shekullit XX.

‘Lufta heroike në mbrojtje të kufirit veriperëndimor të Shqipërisë, e njohur si “Lufta e Koplikut”, në zbatim të vendimeve të Kongresit të Lushnjës, është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë të shek. XX.

Kjo luftë……
Source: New feed

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ndodhet prej disa javësh në vetëizolim, pasi u infektua me COVID-19, ndërsa ka treguar edhe eksperiencën e tij me luftën kundër virusit.

Me një shënim në facebook, ai thotë se COVID-19 është një sëmundje atipike, që s’ka rregulla dhe standarde shërimi dhe se lufta me të nuk është e lehtë.

isa-mustafa

Ai i ka bërë apel edhe qytetarëve që të tregohen të kujdesëm dhe të respektojnë masat anti-covid.

Mund të mbrohemi vet, nëse tregojmë kujdes dhe respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe rregullat e Qeverisë. Unë u trajtova në shtëpi, respektova dhe po respektoj në mënyre absolute rekomandimet dhe udhëzimet e mjekëve tanë. Nuk ishte e lehtë. Është kjo luftë për të shpëtuar jetën tonë dhe të tjerëve. Duhet gjithë ne të vetëdijesohemi se nëse nuk e marrim seriozisht këtë pandemi atëherë neglizhojmë jetën tonë dhe të atyre me të cilët komunikojmë“, thotë ai mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar
Më brengosi sot numri i të infektuarëve prej 276 me Covid-19. E përjetova keto ditë Covidin dhe e shoh për obligim të apeloj për kujdes maksimal. Eshtë një sëmundje atipike, që s’ka rregulla dhe standarde shërimi.

Të heqim dorë nga ahengjet, dasmat në masë, lëvizjet për pushime e rekreacion, protestat e tubimet, sepse po e shtojmë rrezikun e përhapjes së virusit.
Mos të presim që Qeveria, Ministria e shëndetësisë, institucionet Shëndetësisë, policia, inspektorët mund të na mbrojnë nga kjo pandemi, në qoftëse nuk respektojmë rend dhe rregulla. As vendet më të fuqishme nuk po e arrijmë këtë. Ne duhet të bëhemi policë të vetëvetes, mjekë të vetëvetes.

Mund të mbrohemi vet, nëse tregojmë kujdes dhe respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe rregullat e Qeverisë.
Unë u trajtova në shtëpi, respektova dhe po respektoj në mënyre absolute rekomandimet dhe udhëzimet e mjekëve tanë. Nuk ishte e lehtë.

Është kjo luftë për të shpëtuar jetën tonë dhe të tjerëve. Duhet gjithë ne të vetëdijesohemi se nëse nuk e marrim seriozisht këtë pandemi atëherë neglizhojmë jetën tonë dhe të atyre me të cilët komunikojmë.

Apeloj qe institucionet shëndetësore të japin sa më shumë informata për qytetarët, që mediat ta kenë prioritet absolut mbrojtjen nga Covid-19 dhe që gjithë ne të mos bëjmë luftë politike por të ndërtojmë kulturë dhe ndërgjegje të respektimit të masave.
Të ndihmojmë dhe të përkrahim punonjësit shëndetësorë dhe SHSKUK që të organizojë hapësirë për të sëmurit në tërë Kosovën. Të ndajmë edhe euron e fundit për shëndetin! IM

 

Source: pa