Lajme

Pas protestës së mbrëmshme, ku përfaqësues të çerdheve private në Prishtinë kanë protestuar ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës për të mos I hapur çerdhet pa analizuar mirë situatën, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar.

Në një njoftim që ka bërë ai në faqen e tij në Facebook, Ahmeti, ka shpjeguar se çerdhet private nuk janë nën kompetencat dhe administrimin e komunës, por ato menaxhohen dhe janë përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit, rrjedhimisht për çdo problem me pandeminë që mund të shfaqet aty, përgjegjësia dhe vendimi i takon Qeverisë së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë.

“Disa sqarime në lidhje me çerdhet në komunën tone

  1. Çerdhet private NUK licencohen, nuk regjistrohen, nuk mbikëqyren dhe nuk hapen e mbyllen nga komunat. Meqenëse kjo kompetencë është mbajt në ministri të Arsimit. Pra një çerdhe private kur hapet, regjistrohet si biznes ne ARBK – nivel qendror, aplikojnë për licencë në Ministri të Arsimit dhe gjatë funksionimit nuk I raportojnë komunës, nuk mbikëqyren si institucion dhe në fakt edhe zyrtarisht nuk kemi lista të tyre.

Si të tilla, ato nuk mund të mbyllen nga Komuna. Në qoftë se Ministria vlerëson se janë jashtë standardeve, ato mbyllen nga Inspektorati i Ministrisë. Në qoftë se ndalohen për shkak të pandemisë ato vendime sikurse edhe çdo vendim tjetër merret nga Ministria e Shëndetësisë, pas rekomandimit nga IKSHP. Për funksionimin e tyre tani ka protokoll nga IKSHP dhe atë mund ta përdorin çerdhet private. Në qoftë se ka problem me funksionimin e tyre ,vendimet I merr MASHT e në qoftë se ka problem pandemie atë vendim e merr Ministria e Shëndetësisë. Prindërit e fëmijëve në ato çerdhe bashkë me udhëheqësit e edukatoret e marrin përgjegjësinë për mbrojtjen nga COVID duke përdor udhëzuesin që e ka IKSHP”.

Ahmeti më pas ka folur duke shpjeguar situatën me çerdhet publike të cilat janë nën administrimin e Komunës së Prishtinës.

Në këtë pikë, Ahmeti ka shpjeguar hapat që duhet ndjekur ku tregohen përgjegjësitë e secilit subjekt që duhet t’i mbajë në raport me situate të mundshme të infektimeve.

Në kuadrin e atyre pikave, që Ahmeti i ka përmendura, janë:

  1. Çdo prind duhet të raportojë për gjendjen në familje, për anëtarë të familjes të testuar, me dyshime dhe të testuar. Fëmijët me temperaturë nuk do të lejohen në çerdhe. Ata që shkelin këto rregulla do të çregjistrohen nga çerdhja.
  2. Skenarët e veçanta për raste të konfirmuara pozitive prej mbylljes së klasës e deri te mbyllja e çerdhes
  3. Edukatoret e klasave do të ndahen dhe do të qëndrojnë në klasë të veta pa kontakte me klasat e tjera. Ushqimi do të shërbehet nëpër klasa e jo në kantinën e përbashkët
  4. Çerdhet do të dezinfektohen para hapjes dhe po ashtu edukatoret e çerdheve do të testohen me testet serologjike për të izoluar rastet që mund të jenë pozitive me virus./Insajderi.com

The post Shpend Ahmeti jep lajmin për çerdhet publike dhe ato private appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Është zbuluar identiteti i 71-vjeçarit që u qëllua për vdekje këtë pasdite nga një makinë në lëvizje në fshatin Hametaq pranë Rinasit.

Ai është Abdulla Budlla, i cili mësohet se është gjendur i vrarë jashtë automjetit të tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në……
Source: New feed

Lana Del Rey ka postuar një video në Instagram ku recitonte një version të shkurtuar të “Salamander”, një poezi nga koleksioni i saj i ri Violet Bent Backwards Over the Grass.

Në video, Del Rey lexon nga dorëshkrimi përderisa  në sfond luhet muzika instrumentale e Jack Antonoff.

Violet Bent Backwards Over the Grass është një nga dy koleksionet e poezive që Del Rey planifikon të nxjerrë gjatë vitin 2020. Tjetri, i titulluar Behind The Iron Gates nuk është caktuar se kur do të publikohet.

Lana Del Rey planifikon të dhurojë disa të ardhura nga Violet Bent Backwards Over the Grass për shoqatat bamirëse amerikane.

Dëgjoni recitalin “Salamander” më poshtë./Insajderi.com

View this post on Instagram

We all have a dark side…or is it light

A post shared by Lana Del Rey (@lanadelrey) on Aug 1, 2020 at 12:12pm PDT

The post appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Gazetari më i njohur në botën e sportit. Fabrizio Romano, që është pjesë e Sky Sports Italy, ka raportuar se Manchester United dhe Dortmund, janë në bisedime të avancuara për Jadon Sancho.

“United dhe Dortmund, janë në bisedime të avancuara për Sancho. Marrëveshje nuk ka akoma, por United po kërkon ta paguajë shumën me këste si dhe me bonuse, por pas përfundimit të pandemisë. Marrëveshja personale me lojtarin-nuk është problem” raportoi Romano, transmeton Insajderi.

“Jadon Sancho, është duke pritur tani qe klubet të arrijnë marrëveshje. Dortmund dëshiron që ta mbyllë këtë proces sa më shpejt, pasi ata do të kërkojnë për një zëvendësues të Sancho” përfundoi Fabrizio Romano.

Edhe Sky Sports në Angli, ka raportuar se United po kërkon që të paguajë 70 milion tani, ndërsa shumën e mbetur nga 120 milion, në dy vitet e ardhshme./Insajderi.com.

The post Fabrizio Romano: United dhe Dortmund janë në bisedime të avancuara për Sancho appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë shpërbëri zyrtarisht të shtunën një kompani të Komandës së Forcave Speciale (KSK), pas njoftimeve se ishte ekspozuar ndaj ideologjisë së ekstremit të djathtë dhe asaj neo-naziste.

Ekspertët thonë se kjo dëshmon se sa thellë mund të jetë ngulitur ekstremizmi në radhët e ushtrisë gjermane, raporton VOA.

"Ky njoftim realisht pranon për herë të parë se nuk janë thjesht raste individuale në të cilat ushtarë të caktuar rezultojnë……
Source: New feed

Në këtë kohë të paprecedent, shumë nga ne po vuajmë nga netët pagjumë. Fatmirësisht, Tom Hardy është rikthyer me tregimet e tij para gjumit.

Nuk është hera e parë e Hardy po bën tregime audio, pasi kishte bërë paraqitjen e tij të parë në kanalin e fëmijëve në vitin 2016 – dhe ato histori kanë mbledhur mbi 1 milion shikime në shërbimin transmetues të BBC, BBC iPlayer.

Pas kthimit në një kohë që është veçanërisht sfiduese për të gjithë ne, përfshirë fëmijët, Hardy do të lexojë një histori të re çdo ditë.

Xhirimi i tregimeve u bë në kopshtin e aktorit në përputhje me udhëzimet për distancimin shoqëror.

Më rëndësishmja është që Hardy nuk do të jetë krejt vetëm. Ai do të shoqërohet nga bulldogu i tij francez, Blue, i cili duket i adhurueshëm. /Insajderi.com

Gather round, children, for storytime with Tom Hardy and his ...

Burimi: Mashable

The post Probleme me gjumin? Tom Hardy mund të ketë një zgjidhje appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Policia e Tiranës ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi vrasjen e ndodhur gjatë pasdites në Fushë-Prezë, ku një 71-vjeçar u gjet i pajetë në rrugë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit……
Source: New feed

Ministria e Punëvë të Brendshme ka njoftuar se është mbyllur Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për pajisje me Dokumente në Podujevë, meqë një zyrtar i kësaj qendre ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kjo ministry ka bërë me dije se të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrat e Regjistrimit të Automjete të rajonit 01, ku përfshihen komunat: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas.

Ndërkohë, aplikimet e rasteve për pajisje me dokumente mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta.

“Me përjashtim të rasteve mjekësore dhe tërheqjes së dokumenteve të gatshme të cilat vazhdojnë të kryhen në QPD-në Podujevë”, thuhet në njoftimin e MPB’së. /Insajderi.com/

The post Një zyrtar rezulton pozitiv me Coronavirus, mbyllet Agjencia e Regjistrimit Civil në Podujevë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Përderisa një numër i filmave dhe serive televizive janë pezulluar ose shtyrë për shkak të koronavirusit dhe karantinës, Denis Villeneuve është duke vazhduar me realizimin e filmit Dune.

Në një intervistë të re nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Shanghai, raporton Indiewire, shkruan Insajderi, Villeneuve tha se pandemia dhe karantina kishin “shtypur” programin e tij të editimit dhe postproduksionit të filmit. Megjithëse pjesa më e madhe e prodhimtarisë kishte përfunduar me kohë, Villeneuve tha se organizimet e planifikuara u desht të vonoheshin për shkak të mbylljes së industrisë së filmit.

“Unë planifikoja të kthehesha dhe të xhiroja më vonë sepse doja ta rregulloja montazhën e filmit. Më duhej më shumë kohë. Në atë kohë unë nuk e dija që do të niste pandemia” tha ai.

“Si regjisor ka gjëra që mund të bëhen nga distanca dhe të tjera që as nuk mund të paramendohen për tu bërë, pa qenë në një dhomë me ekipën. “

Mbikëqyrja e VFX me disa pajisje është e lehtë për tu bërë nga larg, por, redaktimi, për mua, mësimi i madh nga kjo gjë ishte fakti që mund të bëja montazhën nga distanca.

Kur Villeneuve flet për montazhë ai i referohet Joe Walkër, montazherit me të cilin ka bashkëpunuar në filmat Arrival, Blade Runner 2049 dhe për Dune.

“Mendoj se montazha ngjan me bërjen e muzikës, të duhet të jesh në një dhomë, në një hapësirë të përbashkët. Më merr malli të jem në dhomë të njejtë me montazherin. Është shumë e dhimbshme. Kontakti njerëzor është shumë i rëndësishëm, teknologjia dhe mediat sociale nuk mund të e zëvendësojnë.”/Insajderi.com

The post Denis Villeneuve ndan peripecitë e tij lidhur me përfundimin e filmit Dune në karantinë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Antonio Conte hedh poshtë zërat për një largim të mundshëm nga Interi, duke mohuar kategorikisht një kalim të tijin te Juventusi në rast se Sarri nuk konfirmohet në stolin e bardhezinjve edhe për sezonin e ardhshëm.

Conte ka reaguar në lidhje me artikullin e publikuar nga gazeta italiane “Repubblica.it”, duke nënvizuar se nuk ka kontaktuar asnjë nga drejtuesit dhe futbollistët e Juventusit për t’i pyetur nëse do ta shkarkojnë Sarrin.

Madje trajneri i Interit në një intervistë për “Ansa” ka……
Source: New feed