Lajme

Ilir Avdyli pas largimit nga Kukësi do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike në Kosovë me skuadrën e Feronikelit.

Klubi kosovar ka prezantuar portierin si afrimin e tyre më të ri, për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave për sezonin e ardhshëm.

Avdyli luajti me Kukësi për një sezon, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra si Tirana, Kamza, por edhe Shkëndija e Tetovës.

Tashmë gardiani 30-vjeçar ka vendosu të vazhdojë karrierën në Kosovë, ku shpreson……
Source: New feed

Ai për RTK-në ka thënë se nuk do ta përkrahim dialogun nëse nuk jemi pjesë e takimeve, madje ai është kundër dialogut pa SHBA-në.

“Kosova nuk e ka luksin me zëvendësu lidershipin e dialogut nga SHBA me një lidership të brishtë, sikundër janë Lajçak e Borell”, theksoi Haradinaj

Ndërkaq lidhur me besimin që gëzon Qeveria Hoti, ai theksoi se “përballë dialogut me Serbinë, nuk i besoj.”

Ndër të tjera ai shtoi se “nuk duhet privatizu dialogun me Serbinë, por duhet të ketë konsensus të gjerë lidhur me këtë”.

Source: New feed

Koordinatori shtetëror i Kosovës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni, ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e Posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell.

Hyseni tha se "amasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi, i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë", raporton Rel.

"Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investuese mbeten ne fokus të……
Source: New feed

“Duhet të ketë vigjilencë të madhe për një rritje të mundshme të rasteve. Situata mund të dalë shpejt nga dora. Duhet vigjilencë dhe vëmendje nga të gjithë”, tha këshilltari i lartë shkencor i Greqisë, Sotiris Tsiodras.

Të martën, autoritetet kanë njoftuar për 121 raste të reja të të infektuarve, duke tërhequr vërejtjen se shifrat po shkojnë drejt rritjes në ditët e fundit.

Në Greqi deri më tani janë infektuar 4.855 persona dhe janë shënuar 209 vdekje.

Greqia vendosi masat e izolimit në mes të marsit duke arritur të frenojë në një masë përhapjen e virusit.

Por, rritja e numrit gjatë ditëve të fundit bëri që autoritetet të obligojnë qytetarët të mbajnë maska në hapësirat e mbyllura. /REL

Source: New feed

Pavarësisht postit që mbajnë, të gjithë në Kosovë kanë të drejtë të infektohen.

Këtë të drejtë ua garanton Instituti i Shëndetësisë Publike.

Kronikë nga Rilind Matoshi

Source: New feed

Mungesa e ujit të pijshëm ka sjellë këtë mbrëmje revoltën e banorëve të një lagjeje në Tiranë. Banorë të Saukut kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën duke protestuar për mungesën e ujit të pijshëm gjatë ditëve të fundit.

Protesta mësohet se ka zgjatur 10 minuta dhe është zhvilluar pranë Sanatoriumit. Kujtojmë që edhe vetë spitali Covid-2 ka pasur mungesë të theksuar të ujit të pijshëm.

Ndërkohë që ditën e nesërme,……
Source: New feed

Besa Kokëdhima ka paralajmëruar se do të vijë shumë shpejt me projektin e saj të radhës. Këtë herë bëhet fjalë për një bashkëpunim. Këtë herë ka bashkuar forcat me artistin Illeoo.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një fotografie të shpërndarë në llogarinë e saj personale, Instagram. “Së shpejti me Illeo”, shkruan Besa krahas fotos. Marrë parasysh zhanrin dhe vokalin e dy artistëve të njohur, kënga besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.

Illeoo……
Source: New feed

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli është duke qëndruar aktive në rrjete sociale, sidomos në Instagram, shkruan lajmi.net.

Ajo me ndjekësit në këtë rrjet social po ndan imazhe të ndryshme në të cilat duket joshëse. Së fundmi i ka publikuar disa foto të reja, njërën prej tyre të realizuar në shtrat.

Arbenita nuk e pati problem së fundmi që të ju tregoj ndjekësve se i rregullon fotot dhe madje ua tregoi edhe programin.

Arbenita ndryshe po e shijon lidhjen e dashurisë me reperin Fero. Dyshja janë shumë të dashur për publikun./Lajmi.net/

View this post on Instagram

Work 🖤

A post shared by Arbenita Ismajli 🇦🇱 (@arbenitalsmajli) on Aug 4, 2020 at 11:23am PDT

Source: New feed

Portieri me shumë përvojë nga sezoni i ri do të vesh fanellën e skuadrës së Feronikelit.

Skuadra e Feronikelit në faqen zyrtare të klubit ka njoftuar për transferimin e Avdylit, i cili gjatë karrierës së tij ka veshur fanellën e Kukësit, KF Tiranës, KF Kamzës e po ashtu edhe Shkëndijës së Tetovës.

Njoftimi i Feronikelit:

Gjatë ditës së martë, një tjetër futbollist i është bashkuar FC Feronikelit, për të ndihmuar skuadrën drejt objektivave për sezonin 2020/21.

Bëhet fjalë për portierin, Ilir Avdyli, i cili është dakorduar me klubin, për të vazhduar karrierën e tij në ngjyrat gjelbërt e bardhë.

Avdyli ishte pjesë e skuadrës së Kukësit nga Shqipëria dhe më parë, ai kishte mbrojtur ngjyrat e KF Tiranës, KF Kamzës e po ashtu edhe Shkëndijës së Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se Avdyli ishte edhe pjesë e Kombëtarës së Kosovës.

Ilir Avdyli është i lindur më 20 maj 1990 në Prishtinë dhe është i gjatë 1.89cm.

Ai do të i bashkohet klubit në stërvitje më 10 gusht.

/Lajmi.net/

Source: New feed

Roberto Sendoya Escobar, që tani jeton në Majorka të Spanjës nën emrin Philip Witcomb, e përshkruajti si një moment të jashtëzakonshëm kur në vitin 1989 i treguan se kush ishte babai i tij i vërtetë.

54-vjeçari që po flet para lançimit të librit “Djali i Escobar: i pari i lindur” (Son of Escobar: First Born) gjithashtu zbuloi se e dine se ku i ati i vet kishte fshehur milionat e groposura që ende janë mister.

Për BBC ai tha: “Shpesh e pyesja babain tim që më adoptoi se çfarë lidhje kisha me imazhet që më kujtonin një grua me fustan të kuq dhe ato zhurmat e armëve. Janë imazhe që më kanë ngelur në kokë nga fëmijëria. Atëherë nuk e kuptoja se çfarë ishin, por babai im më tregonte”

Agjenti i MI6 shpesh e dërgonte të birin të vizitonte Pablo Escobar-in në Medejin në një farë mënyre edhe për të mbajtur nën kontroll lordin e kokainës.

Djali i Escobar thotë se Pablo i kishte dhënë disa kode të cilat do t’i deshifrojë për të kuptuar se ku ka fshehur milionat që ende nuk janë gjendur.

Source: New feed