PUNË dhe BIZNES

Procesi i punësimit i menaxherëve dhe punonjësve kërkon pyetje të ndryshme gjatë intervistimit, sepse këtu përcaktohen cilat janë dobësitë dhe pikat e forta të kandidatëve. Pika këto që u japin intervistuesve mundësinë që të shohin se sa ata janë të përshtatshëm për pozitën në të cilën kanë aplikuar. Një nga këto pyetje mund të jetë “Cila ka qenë kritika më e madhe që keni marrë nga shefi i kaluar?”. Është e kuptueshme që kjo është një pyetje me “grackë”, prandaj nuk është e nevojshme që ta pyesni veten nëse duhet ta tregoni me detaje atë kritikë. Akademi Pune, ju sjellë disa gjëra që t’i keni parasysh përpara se të përgjigjeni!

Mos tentoni të shmangni pyetjen

Një intervistues do ta kuptojë kur tentoni që ta shmangni atë pyetje, prandaj mos tentoni që ta bëni, sepse ai do të ngulmojë në të. Nëse përvoja e kaluar sinqerisht ka qenë pa të meta, tentoni që ta vini në pah këtë! Por përgjigja “Nuk jam kritikuar asnjëherë”, është shumë e varfër dhe do të ndikojë edhe më keq. Në këtë rast do të dukeshit si një person që vetëm bën “zhurmë” edhe nëse jeni shumë të sinqertë.

Këshillë: Nëse nuk ju kujtohet një rast i tillë menjëherë, atëherë merr pak kohë për t’u kujtuar! Kjo është diçka e mirë, sepse shfaqë seriozitet.

Mos u bëni i pandershëm apo i pasjellshëm

Ashtu si shmangia e gjithë përgjigjes, apo përgjigjes se nuk jeni kritikuar asnjëherë, as ndonjë rast që ju shfaq të pandershëm, nuk është në rregull.  Por përveç kësaj, mos flisni keq për personin që ju ka kritikuar dikur! Kjo do të ndikonte shumë keq gjatë intervistimit, sepse do të dukenit sikur nuk mund t’i përballoni reagimet negative.

Si të përgjigjeni

Ju duhet të jeni gati që të ndani çështje apo incidente, me të cilat jeni përballur gjatë kohës, por mos përmendni raste që ndërlidhen me punën ku keni aplikuar! Mundohuni të zgjidhni një çështje që e keni adresuar dhe përmirësuar, por që nuk është e nevojshme që të flisni me fjalë shumë të mëdha për veten, në mënyrë që të shkëlqeni në intervistë.

Për shembull, nëse mbikëqyrësi juaj dikur kritikoi aftësitë tuaja të të folurit në publik, ju mund ta përmendni këtë dhe të shpjegoni se kjo ju çoi të ndërmerrni hapa për të rritur ato aftësi. Por përsëri, kjo qasje funksionon më mirë nëse aftësitë e shkëlqyera të të folurit në publik nuk janë thelbësore për pozicionin e ri për të cilin po aplikoni. Ju nuk duhet ta vendosni gjithë theksin në diçka që dikur keni pasur problem me të.

Jini të kujdesshëm edhe në lidhje me furnizimin e përgjigjeve klishe! Mos u shqetësoni duke theksuar se një dobësi e veçantë gjithashtu mund të interpretohet si një forcë. Një intervistues i mirë do ta vërejë atë vetë.

Megjithëse nuk dëshironi që ta përmendni një kritikë që ju ka dërguar deri tek prishja e marrëveshjes, ju gjithashtu nuk duhet të përmendni as diçka shumë të vogël, si një kritikë lidhur me aftësitë tuaja të regjistrimit, kur keni aplikuar për ngritje në pozitë. Këto lloj përgjigjesh do t’ju bëjnë të shiheni si dikush që nuk është duke u marrë seriozisht me përgjigjet.

Pika më e rëndësishme

Mos harroni, punëdhënësit janë në kërkim të përgjigjeve të sinqerta! Ata duan një shkak që ta kuptojnë se ju jeni të gatshëm t’i njihni dobësitë tuaja dhe të ndërmerrni hapa që t’i përmirësoni ato. Ata nuk kërkojnë që ju të jeni të pa të metë  dhe të përkryer.

Në realitet, përderisa është shumë e vështirë që të dëgjoni kritika, t’i pranoni ato ëshë diçka që do t’ju ndihmonte shumë. Në përgjigjen tuaj do të ishte më e mira, sikur të përqëndroheshit kryesisht tek kritika. Kompanitë vlerësojnë punonjësit, të cilët nuk mbrohen kur marrin reagime për gabimet e tyre dhe vazhdojnë që t’i bëjnë ato. Strategjia më e mirë është që të përmendni krtikën me pak fjalë dhe pastaj të zgjeroheni në shpejgimin e hapave që keni ndërmarrë për t’i tejkaluar ato! /Akademi Pune

The post Si t’i përgjigjeni pyetjes “Cila ka qenë kritika më e madhe që e keni marrë nga shefi?”, në një intervistë pune first appeared on https://ofertapune.net.

Source: New feed1

Si do përgjieni kur në një intervistë pune, pyeteni nga intervistuesit se cili ka qenë shefi më i mirë dhe më i keq në punët e kaluara? Në pothuajse në të gjitha rastet ju mund ta keni një përgjigje të qartë, madje nganjëherë mund të jeni i gatshëm të thoni gjithçka të keqe që ju vjen në kokë për njërin nga punëdhënësit, por mundohuni ta mbani përgjigjen sa më pozitive!

Me këtë pyetje intervistuesi po përpiqet që ta kuptojë nëse jeni kandidat që peshon fajin, apo të mbanë inat. Ata kërkojë që në staf të ketë pjesëtarë, të cilët përmirësohen, të përgjegjshëm ndaj kërkesave të menaxhmentit, por të japin përgjegjësi edhe për produktivitetin e tye. Ata gjithashtu, dëshirojnë që ta përcaktojnë nëse përshtateni me kompaninë.

Edhe në rast se në të kaluarën jeni përballur me një shef, i cili ka qenë i tmerrshëm në të gjitha kuptimet mos e thuaj! Intervistuesit nuk duan që të dëgjojnë përgjigje negative. Nëse ndodhë kjo, ata do ta pyesnin veten se çfarë do të thonit ju për atë organizatë sikur të pushoheshit nga puna. Fokusohuni në atë se si ja keni arritur t’i menaxhoni situatat edhe kur ato kanë qenë jashtëzakonisht të vështira!

Si në çdo pyetje tjetër edhe në këtë lloj pyetje është mirë që të përqëndroheni në aftësitë për përkojnë me atë punë. Për shembull, në rast se po intervistoheni në një pozitë për shërbime ndaj klientit, tregoni se si një punëdhënës ju ka dhënë disa këshilla shumë të vlefshme që do t’ju hyjnë në punë në këtë pozitë!

Cilat janë përgjigjet më të mira? (shembuj)

Kam mësuar nga secili shef që kam pasur. Nga shefi i mirë, çfarë të bëj, ndërsa nga shefi sfidues çfarë të mos bëj.

Në karrierën time të hershme, kam pasur një mentor, që më ka mësuar gjëra të shkëlqyeshme dhe ende vazhdojmë të kemi kontakte të këtij lloji. Sinqerisht, kam mësuar nga secili punëdhënës që kam pasur.

Shefi më i mirë që kam pasur, më ka dhënë më shumë përgjegjësi, kështu që kjo më ka ndihmuar që të kem progres në karrierë. Kam pasur edhe shefa të tjerë më stil veprimi praktik, por e veçoj të parin.

Shefja më e mirë ka qenë një grua që më ka mësuar rëndësinë e qasjes së mirë ndaj klinetëve. Ajo ishte në gjendje t’i tregonte klientëve se çfarë aksesorësh do t’u shkonin atyre me një veshje, por pa i bërë të ndihen të detyruar. Kjo më mësoi mua aftësitë e mira të shitjes.

Kam mësuar shumë gjëra rreth orgizatave nga shefi i kaluar. Kam qenë gjithmonë person i organizuar, por kam mësuar edhe shumë mënyra të organizimit dhe mobilizimit të stafit, e cila ishte diçka shumë e vlefshme në përmirësimin e aftësive të mia menaxhuese.

Shefi më i keq ishte dikush në fillimet e mia, sepse nuk fliste aspak në lidhje me paraqitjen time. Pas kësaj u hodha në veprim për ta përmirësuar dhe nxitur komunikimin me të. I sigurova disa raporte javore të cilat nuk ishin mjaft të dëshirueshme, pas kësaj ai më dha disa reagime dhe kritika konstruktive dhe arrita të kuptoja se ku gjendesha.

Shefja më e pëlqyer ishte një komunikuese e zonja. Ajo arriti të më bënte ta shihja si dikush që më frymëzonte, duke më mësuar se si ta “komandoja” audiencën dhe të jem një prezantuese shumë efektive.

Përgatituni për pyetje përcjellëse

Kjo pyetje mund të sjellë edhe të tjera të këtij lloji. Bëhuni gati edhe për pyetje të tjera në lidhje me punët e mëparshme që keni pasur! Intervistuesi mund t’ju pyes cili pozicion ishte më i dashuri dhe më pak i pëlqyeri dhe për çfarë arsye.

Kur diskutoni në lidhje me pozicionet më të pëlqyera, sigurohuni që ato të përputhen me punën në të cilën po intervostoheni! Ndërsa, kur flisni për pozicionin që nuk ju ka pëlqyer, bëni kujdes që të mos përmendni ato të cilat lidhen me punën ku keni aplikuar! Kjo do t’u prishte punë, në vend se t’ju ndihmonte. /Akademi Pune

The post Si të përgjigjeni në pyetjen “Cili ka qenë shefi më i mirë apo më i keq?” në një intervistë pune first appeared on https://ofertapune.net.

Source: New feed1

Përveç dukjes, ajo se çfarë do të thoni në fillim të një intervisteje pune ka shumë rëndësi. Prezantimi është si hyrja e një teksti, në bazë të saj krijohet përshtypja për të vazhduar më tej, apo për t’u ndalur aty. Sigurisht, që nuk do të jeni në fokus të punëdhënësve nëse keni aftësi të pakta sociale, profesionale apo komunikuese. Madje. disa prej tyre, refuzojnë që ta pranojnë dikënd që kishte paraqitje të dobët në pjesën e parë. Për shembull, shkuarja vonë në intervistë, apo kontrollimi i telefonit gjatë gjithë intervistës mund t’i bëj punëdhënësit të kuptojnë se kandidati nuk është i aftë të angazhohet plotësisht në diçka, të përqëndrohet, apo të jetë dëgjues i mirë.

1. Çfarë të thoni kur të arrini në kompani ku do të mbani intervistën?

Bëhuni gati, që ta bëni një prezantim të shkurtër kur të arrini në vendin ku do të mbahet intervista. Tregoni tek recepsionisti/stja, emrin, mbiemrin tuaj dhe përse keni shkuar!

Shembull: Përshëndetje, jam Atëdhe Krasniqi. Kam intervistë pune me z./znj. Gashi në orën 13:00.

Të jeni të respektueshëm edhe në këtë pjesë, sepse shumë intervistues i pyesin edhe punonjësit në recepsion se si ishte qasja e kandidatëve.

2. Çfarë të thoni kur takoheni me intervistuesit?

Nëse jeni person i rregullt dhe keni shkuar para kohës së caktuar do të ju duhet të prisni. Pastaj, do të shoqëroheni në dhomën e intervistave, apo intervistuesi do të shkojë tek recepsioni për t’ju takuar. Pavarësisht se keni takim, gjeni kohë që të prezantoheni, kështu që ai do ta dijë se kush jeni.

Nëse jeni ulur, ngrituni në këmbë dhe zgjateni dorën që ta përshëndesni, edhe nëse intervistuesi nuk ua zgjatë dorën i pari (gjatë përballjes me pandeminë gjeni forma tjera)! Thuani se ishte kënaqësi t’i takonit, buzëqeshni dhe shikoni në sy në masë sa është e preferueshme!

Shembull: Unë jam Atëdhe Krasniqi, është kënaqësi të ju takoj!

3. Mbajeni pjesën e të prezantuarit të shkurtër dhe të përqëndruar

Pasi më në fund të jeni ulur dhe jeni përballë intervistuesit, do ta keni mundësinë që ta prezantoni veten më në thellësi. Shumë prej tyre pyesin: “A mund të na tregoni më shumë për veten?”. Thelbi i përgjigjes duhet të përqëndrohet! Ajo duhet të përqëndrohet  në elemente të cilat janë të nevojshme për atë intervistë pune. Jini të qetë derisa flisni për veten! Përpara se të shkoni në atë intervistë, analizoni me kujdes punën, në mënyrë që t’i tregoni interesat, aftësitë, përvojat dhe cilësitë personale për t’ua mundësuar t’i përmbushni kërkesat e kompanisë.

4. Fokusohuni në kualifikimet tuaja

Prezantimi juaj duhet të jetë mjaft i përqëndruar, për ta mbajtur interesin e intervistuesve. Një përmbledhje e kualifikimeve më të mira është e mjaftueshme. Por gjithashtu, mund të përfshini elemente të tjera që  nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me atë punë, por pasqyrojnë pasionet tuaja, si për shembull, që jeni skiator shumë i mire, apo keni përformuar në klube komedie etj.

Komente tuaja fillestare duhet të tregojnë entuziazmin që keni për punën dhe organizimin, por pa e tepruar duke folur për veten! Intervistuesit kanë edhe shumë punë të tjera dhe koha është e kufizuar.

5. Përgatituni për pyetje të tjera

Intervistuesit mund ta përcjellin prezantimin tuaj me pyetje të tjera, prandaj duhet të përgatiteni edhe për këto! Jini të gatshëm të jepni shembuj specifik se si dhe ku i keni përdorur aftësitë për ta kryer me sukses një punë si: ndonjë rol vullnetar, projekte akademike, apo përpjekje të tjera produktive.

Nuk mjaftojnë vetëm pyetjet që ju bëhen juve, përgatitni edhe vetë një listë të shkurtër të pyetjeve që dëshironi të dini në lidhje me vendin e punës! Përdorni intervistën jo vetëm për t’i treguar kualifikimet, por edhe për ta kuptuar që ajo kompani është vendi i duhur për ju.

6. Mos i harroni çështjet që kanë rëndësi

Pavarësisht nga lloji i punës për të cilën keni aplikuar, duhet të jeni të kujdesshëm se si të veproni në çdo fazë të procesit të intervistës! Nuk mjafton të silleni mirë vetëm derisa e keni përfunduar intervistën, por edhe pasi ta keni përfunduar atë. Mos harroni të falënderoni intervistuesit pas intervsitës! Rishikoni këshillat e mirësjelljes dhe sigurohuni që të tregoni profesionalizëm dhe përshtypje të lartë! /Akademi Pune

The post 6 këshilla se si të prezantoheni në një intervistë pune? first appeared on https://ofertapune.net.

Source: New feed1

Mund të jeni person kreativ por profesionin të cilin aktualisht e ushtroni, nuk ju jep mjaftueshëm hapësirë për ta shfaqur atë. Të qenurit në një marrëdhënie pune nuk nënkupton që gjithçka të shkojë sipas një “kallëpi”, sepse janë disa profesione të cilat ju lejojnë që të shfaqni gjithë imagjinatën e mundshme. Shumica prej këtyre profesioneve, përveç hapësirës për të sjell diçka të re, arrijnë edhe të na sjellin mjaft fitime monetare.

Mësuesit e artit, dramës dhe mzikës

Këta profesorë mund të mbajnë kurse studentëve të niveleve të ndryshme, brenda fushës së tyre të specializimit. Përveç kësaj ata mund të kryjenë edhe hulumtime, t’i botojnë ato, apo edhe të aplikojnë për grante që t’i financojnë kërkimet e tyre.

Zhvillues të Web-faqeve

Ky lloj punonjësish të teknologjisë krijojnë dhe dizajnojnë faqe në internet, duke siguruar që një kompani apo një klient ta kenë pamjet të cilën ata e dëshirojnë, ashtu si përformancën dhe kapacitetin e nevojshëm të trafikut nga përdoruesit. Në shumicën e vendeve nuk kërkohet nga gradë teknike për ta ushtruar këtë lloj profesioni. Ata që plotësojnë aftësitë për dizajnim dhe aftësitë të tjera të kësaj pune, lehtë mund të hyjnë në këtë industri, sepse punëdhënësit e vlerësojnë të qenurit kreativ dhe jo patjetër një diplomë kualifikimi.

web

Redaktorët

Aftësitë e mira të komunikimit dhe ato në shkrim janë të nevojshme për këtë lloj profesioni, i cili përfshin planifikimin, rishikimin dhe prodhimin e përmbajtjeve për botimin në libra, gazeta, revsita apo në faqet e internetit. Ata zakonisht rishikojnë përmbajtjen për drejtshkrim, gramatikë, problemet faktike apo strukturore, por edhe rishkruajnë përmbajtjen në bazë të stilit dhe botimit.

Dizajnerët industrial

Këta punonjës arrijnë të kombinojnë artin, biznesin dhe inxhinierinë që të arrijnë të krijojnë produkte të cilat i përdorim çdo ditë. Krijimtaria e tyre përfshinë që prej makinerive të rënda, deri tek lodrat e fëmijëve. Është në dorën e tyre që t’i marrin në konisderatë funksionet, estetikën, koston e prodhimit dhe përdorimin e secilit prej produkteve që ata krijojnë.

“Arkitektët e natyrës”

Këta arkitektë dizajnojnë parqe, kopshte, kënde lojërash, ambiente rekreative e të tilla të këtij lloji. Për ta bërë këtë, ata takohen fillimisht me klientët, përgatisin planet duke u bazuar në vlerësimin e vendit (materiali i ambientit, analiza e raporteve mjedisore për kushtet e tokës etj.).

land

Producentët dhe regjisorët

Këta profesionistë prodhojnë filma, shfaqje televizive, reklama apo edhe prodhime të tjera të arteve skenike. Ata i zgjedhin skenarët për një shfaqje, zgjedhin aktorët dhe anëtarët e tjerë për prodhimin e asaj përmbajtjeje si dhe mbikqyrin financat e produksioni, duke u sigururar që projekti të mbetet nën buxhetin e planifikuar.

Artistët dhe animatorët multimedialë

Këta janë artistë që krijojnë modele dy dhe tri dimensionale, imazhe lëvizëse, efekte vizuale për televizione, filma, video lojëra apo forma të tjera të argëtimit vizuel. Ata zakonisht punojnë me klientë si; regjisorë, ideatorë të video lojërave, apo filmave vizatimorë.

animator

Dizajnerët e modës

Dizajnerët e modës krijojnë modele origjinale për veshje, këpucë, apo pajisje të tjera. Ata i skicojnë idetë e tyre, zgjedhin pelhurat, modelet si dhe teknikat e prodhimit për ta sjellë atë në jetë.

Arkitektët

Ky është një profesion kreativ, sepse këta punonjës planifikojnë dhe projektojnë shtëpi, ndërtesa, fabrika, hotele dhe struktura të tjera. Zgjedhjet janë të shumta, sepse ata mund të punojnë në projekte publike apo private, si dhe kanë mundësinë që të projektojnë hapësira të brendshme apo të jashtme. Arkitektët tentojnë të ecin me stilet e kohës, apo të sjellin diçka plotësisht të re. /Akademi Pune 

arch

The post 9 profesione për persona kreativ first appeared on https://ofertapune.net.

Source: New feed1

Jo të gjitha pyetjet në një intervisë pune janë të drejtëpërdrejta, disa prej tyre janë provokuese, siç është pyetja “Cila është puna jote e ëndrrave”. Ndodh që puna jote e ëndrrave, nuk ka asgjë të përbashkët me punën për të cilën po intervistoheni, por gjithsesi nuk është e nevojshme të përmendet. Në të tilla raste, është mirë që përgjigja të lidhet me pozitën për të cilën po intervistoheni.

Çka synon të dijë intervistuesi?

Kur kjo lloj pyetje bëhet në një intervistë pune, punëdhënësi juaj potencial dëshiron që ta kuptojë nëse i keni mjaftueshëm aftësitë e duhura për të qenë i sukseshëm në punë. Ai gjithashtu, është i interesuar që ta dijë se sa i motivuar që të punoni dhe nëse jeni të kënaqur me pozitën. Kjo pyetje i ndihmon punëdhënësit që ta vlerësojë motivimin tuaj. Përgjigja juaj gjithashtu mund të ofrojë një paraqitje të shkurtër të vlerave, pasioneve dhe përparësive tuaja si punonjës.

Çfarë duhet të përmendni në një përgjigje të tillë?

Përgjigja ideale do të duhej të ofrojë disa veçori të punës në të cilën keni aplikuar. Për shembull, nëse pozita e kësaj pune është shërbimi ndaj klientit, mund të thoni se puna e ëndrrave do të kishte nivel të lartë të bashkëpunimit me klientë. Apo në rastet kur keni aplikuar në një punë jofitimprurëse mjedisore, mund ta përmendni pasionin për ambeintalizmin. Për shembull, mund edhe të thoni që jeni i gatshëm të punoni në një ambient bashkëpunimi dhe pasionant. Vetëm sigurohuni fillimisht që mjedisi që e përmendi të përputhet me kulturën e vendit të punës për të cilin po intervistoheni.

Që t’i përgatitni përgjigjet, mendoni çfarë kërkohet nga ju për atë punë:

  1. A “kënaqeni” duke zgjidhur probleme, apo duke qenë aty kur ndodhin konflikte?
  2. A ja delni kur jeni nën presion?
  3. A e konsideroni vetën si person që i pëlqen të merret me klientë apo me një komunitet të tërë?

Krijoni një profil pune për të ndëruar një përgjigje të mirë

Mendoni se çfarë do të donit nga një punë, kjo do t’ju ndihmonte që të ndërtonit një pasqyrë të asaj se cila është punë e ëndrrave tuaja.

Të keni parasysh se përgjigja për punën e ëndrrave në një intervistë punë nuk duhet përfshijë pozita specifike si psh.: drejtor për marrëdhënie me publikun. Por në vend të kësaj të përfshini përgjegjësi të ndryshme, që gjithmonë keni dëshiruar t’i keni si pjesë të punës tuaj.

Tregoni shembuj

Do të jeni shumë më bindës nëse tregoni se këto aftësi keni pasur rast t’i aplikoni edhe në të kaluarën e që kanë qenë shumë të dobishme. Jini të gatshëm të tregoni disa shembuj, kur keni përdorur këto aftësi, por që gjithsesi duhet të përkojnë me interesin e punës ku jeni duke u intervistuar.

Përgjigja juaj do të jetë më bindëse nëse reflektoni pse i keni gjetur të dobishme këto lloje aktivitetesh në të kaluarën dhe se si aftësia juaj përputhet me llojin e punës që po ndiqni. Jini të gatshëm të ndani disa shembuj se si keni shijuar të përdorni këto aftësi në të kaluarën.

Fokusohu në të tashmen dhe të ardhmen

Një mënyrë tjetër për t’u përgjigjur është të përmendni qëllimet të cilat dëshironi që ti arrini në punën tuaj të ëndrrave. Për shembull, nëse jeni duke aplikur për një organizatë mjedisore jofitimprurëse, ju duhet të përmendni që gjithmonë keni ëndërruar që të kontribuoni në shtimin e hapësirave dhe “të menduarit” gjelbër.

Çfarë nuk është mirë të përmendni?

Nuk duhet të mendoni se çdo lloj përgjigje është e pranueshme, sepse në fund të fundit jeni në një intervistë pune dhe nuk po i tregoni mikut tuaj të ngushtë, se cila është puna jote e ëndrrave.

Nuk janë të qëlluara në raste të tilla përgjigjet të tilla si: “Puna ime e ëndrrave është të jem drejtorn ekzekutiv” apo “Gjithmonë kam ëndërruar të jem një ditë shkrimtare dhe të shkruaj romane”. Këto lloj përgjigjesh është mirë t’i mbani për vete. /Akademi Pune

The post Si të përgjigjeni në pyetjen “Cila është puna jote e ëndrrave” në një intervistë pune first appeared on https://ofertapune.net.

Source: New feed1

Një pjesë e konsiderueshme e ditës na kalon gjatë orarit të punës dhe kjo patjetër do të ndikojë në mënyrën sesi ne ndihemi dhe sesa kemi vullnet, jo vetëm për punën në zyrë, por edhe jashtë saj. Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në produktivitetin në punë. Krijimi i marrëdhënieve të mira me kolegët, apo departamentet e tjera brenda kompanisë, puna në grupe, vlerësimi i punës nga drejtorët, të gjitha këto janë pjesë shumë të rëndësishme, por kohëve të fundit po flitet për rëndësinë që ka dizajni i ambientit ku punohet, e që në sytë e shumë personave konsiderohet si “qershia mbi tortë”.

Por në bazë të hulumtimeve, dukja e vendit ku punohet është diçka themelore. Sipas tyre, ajo ka ndikim serioz në sjelljen, përceptimin si dhe në produktivitetin e punëtorëve.

Çka është produktiviteti?

Produktiviteti është bërja e punëve në mënyrën më efetive të mundshme. Humbja e motivit për të punuar, nga dita në ditë e dërgon një pjesëtar të kompanisë drejt largimit. Prandaj një sipërmarrës i mirë nuk kërkon vetëm një punë të përfunduar nga punëtori, por fillimisht mirëqenien e tij, sepse ai e di me saktësi se ajo sjell të mira të mrekullueshme për kompaninë.

Akademi Pune ua tregon disa këshilla se çfarë duhet t’i shtoni hapësirës tuaj të punës, jo vetëm për të ruajtur angazhimin e punëtorëve, por edhe për ta rritur atë.

Silleni gjelbërimin brenda

Tashmë është bërë e njohur këshilla që punëtorët të shkojnë nëpër vende ku ka gjelbërim, për ta larguar stersin e punës, por çka nëse atë gjelbërim tentojmë ta sjellim ne brenda ambienteve të punës? Një studim i Universitetit të Exeter ka zbuluar se vendosja e bimëve në zyrë, e nxitë produktivitetin për 15%. Kjo vjen sepse ajri i pastër dhe ngjyra e gjelbër ndikon në qetësim e rrjedhimisht në koncentrimin e punëtorëve.

green

Lejoni që të ketë sa më shumë dritë

Studimet po ashtu kanë treguar ndikimin e niveleve të ndryshme të dritës, në punën brenda një kompanie. Një zyrë e zbehtë, e vjetër dhe me pak dritë (sidomos natyrale) ka ndikim të madh në disponim, duke e zvogëluar dëshirën për punë. Pas një hulumtimi të bërë në vitin 2018 “Cornell University” ka rënë në përfundim se një zyrë e ndriçuar mirë i ulë për 85 për qind simptomat si: djegie e syve, dhimbje të kokës dhe pamje të turbullt, e që të gjitha këto gjëra ndikojnë në produktivitet.

ndricim

Mendoni për ngjyrat

Ndoshta nuk e keni menduar ndonjëherë, por ngjyrat kanë ndikim shumë të madh në mënyrën sesi ne mendojmë dhe ndihemi. Disa ngjyra na bëjnë më të lumtur, e disa jo vetëm që nuk na bëjnë të tillë, por edhe na largojnë atë.

Ngjyrat natyrale dhe nuancat e ngjyrës së kaltër janë të destinuara për të nxitur koncentrimin.

E gjelbra ka efekt të balancimit, ndërsa

E verdha stimulon aktivitetin mendor

Zyret moderne tashmë po përdorin ngjyra të theksuara më ato të lehta duke i harmonizuar ato në mënyrë të mrekullueshme.

Por duhet ta keni parasysh, që përpara se të vendosni ta ngjyrosni zyrën, fillimisht duhet të analizohet madhësia e hapësirës së saj, sepse një zyrë të vogël nuk mund ta ngjyrosësh me ngjyra të errëta, apo të theksuara.

ngjyra

Kujdesuni për hapësirë të mjaftueshme në zyrë

Pavarësisht se disa persona mund ta bëjnë të njëjtën punë, ata kanë karakteristika të ndryshme. Një punëtor mund të jetë në gjendje të mos lëvizë nga karriga për asnjë çast, por një tjetër mund të jetë më aktiv duke e bërë kështu të lëvizë më shumë brenda zyrës. Kjo i mund t’i bëjë ata të ndihen më mirë për ta kryer një punë. Prandaj duhet të mendohet edhe pjesa e hapësirave ku punohet. Është mirë që punëtorët me njëri – tjetrin të kenë hapësirë të mjaftueshme në mes.

Përveç kësaj, një ambient pune do të ishte i kompletuar nëse do të kishte një hapësirë të veçantë, ku punëtorët mund të largoheshin për pak çaste.

Punonjësit e zyrave e kalojnë pjesën më të madhe të ditës të ulur në vendin e tyre, por kjo ka pasoja shëndetësore të shumta. Zyret duhet të përcaktohen në atë mënyrë që anëtarët e saj të lëvizin lirshëm gjatë gjithë ditës.

Ushtrimet e rregullta, madje edhe atë më të lehtat, çlirojnë serotoninën (hormonin e lumturisë), rrisin moralin si dhe zvogëlojnë shanset për t’u sëmurë. Për më tepër ato rrisin qarkullimin e gjakut në tru, duke i mbajtur punonjësit vigjilent dhe rritur energjinë.

Studimet kanë treguar që puna pa pushim për periudha të gjata, mund ta bëjë trurin tonë që ta përceptojë një detyrë si më pak të rëndësishme./Akademi Pune

office

The post Sa ndikon dizajni i zyreve të punës në produktivitetin e punonjësve first appeared on https://ofertapune.net.

Source: New feed1

Për shumë persona gjetja e një pune të mirë është një cikël që nuk përfundon. Ata janë gjithmonë në kërkim të një pune, ku do të ndihen mirë dhe janë vazhdimisht të motivuar për të punuar. Ka persona që janë konformistë dhe pajtohen me çdo mundësi që ju vjen, por ka të tjerë që nuk pranojnë gjithçka. Ata preferojnë më shumë që të jenë të papunë, sesa të kenë një në të cilën nuk ndjehen mirë.

Nganjëherë kjo është një zgjedhje e mirë, marrë parasysh ndikimin negativ në jetë që ka një punë, për të cilën nuk punoni më me dëshirë. E sidomos po ta mendoni që për shkak të mungesës së dëshirës për të punuar duhet të largoheni vetë, ose të ju largojnë me “dhunë”.

Këtu po ju sjellim disa hapa që do të ju ndihmojnë t’i parandaloni të gjitha të këqijat të cilat vijnë nga përzgjedhja e një pune jo të mirë.

Ndjeni se ku po ju “rreh” zemra

Përpara se të filloni të kërkoni për një punë, sigurohuni që jeni duke kërkuar punën e duhur. Nëse keni ende dyshime se çfarë në të vërtetë ju pëlqen të bëni, plotësoni disa kuize të punës, ose vetëm kërkoni në internet për të gjitha përzgjedhjet e mundshme. Derisa jeni “përballë” tyre mund ta kuptoni se cili lloj i punës ju flen brenda.

Hyni në zemër të kompanisë

Mos aplikoni thjesht për një punë të caktuar, por shkoni pak më tutje. Përdorni rrjetet sociale, për t’u njohur më shumë me kompaninë. Madje nuk është e turpshme edhe nëse kërkoni informacione shtesë nga vetë ata.

Krijoni disa pyetje kur shkoni në intervistë

Ashtu siç ju intervistojnë juve, “intervistoni” edhe ju ata. Krijoni disa pyetje që mund të ju interesojnë për kompaninë dhe punën. Nëse nuk dini gjithçka për vendin potencial të punës dhe nuk i keni takuar ende kolegët dhe shefin, kërkoni me mirësjellje t’i takoni ata. Në fund të fundit, ata do të jenë kolegët tuaj të ardhshëm dhe fakti se me kënd do të punoni është pikë kyçe në të ndjehurit i lumtur në punë. Mos hezitoni, madje as të kërkoni pak kohë të mendoni kur ju bëhet ndonjë ofertë pune.

Sigurohuni që puna të jetë e përshtatshme

Në fund pasi i keni marrë të gjitha informacionet, që ju i keni konsideruat të nevojshme. Jepni kohë vetes të mendoni rreth përgjigjjeve që do ta pyesni veten. A e dëshironi me të vërtetë këtë punë? A do të jeni i lumtur nëse e bëni? A do të ndihmojë ajo në karrierën tuaj? A do të ta dhurojë fleksibilitetin e nevojshëm? A është paga e kënaqshme, në mos ajo që e keni pritur? Çfarë përshtypje keni fituar nga takimi me kolegët dhe shefin? A do të të ndihmojnë ata t’i kaloni momentet e vështira në punë? A është i përshtatshëm orari i punës? Çfarë mendoni rreth orëve shtesë? Nëse është ndonjë pyetje që ju bën të mendojë dy herë, ndaluni dhe mendoni mirë për vendimin përfundimtar.

Por duhet të jeni të vetëdijshëm që ashtu si çdo gjë tjetër as puna nuk do të jetë përfekte edhe atëherë kur kujdeseni për çdo detaj. Në rast se do të prisni që asnjëherë nuk do të keni ankesa edhe pasi i keni peshuar që të gjitha gjërat, gaboheni rëndë! /Akademi Pune

The post 4 mënyra që ju ndihmojnë të gjeni një punë të cilën do ta dashuroni first appeared on https://ofertapune.net.

Source: New feed1

Jo gjithmonë jeni në kërkim të një pune, nganjëherë ndodhë që papritur ja vjen një ofertë për të. Në shumicën e rasteve për punët me ofertë, nuk është entuziazmi i duhur dhe kjo për arsye të ndryshme. E rëndësishme është të dini sesi ta refuzoni atë punë me mirësjellje në rast se nuk ju përshtatet.

Ajo çfarë thuhet apo shkruhet kur refuzohet një punë varet nga arsyet që i keni. Për shembull, nëse nuk ju ka pëlqyer puna, por keni qenë i kënaqur me kompaninë, thuani në përgjigjen tuaj se ishit impresionuar nga kompania, por ishte lloji i punës ai që nuk ju ishte përshtatur.

Në përgjigje mund të përfshini gjithashtu edhe aftësitë që dëshitoni t’i përdorni në atë vend pune, nivelin e përgjegjësisë që dëshironi të keni, apo edhe të përmendni elemente që mungonin në atë punë, por që për juve janë shumë të rëndesishme. Kjo do ta bëjë punëdhënësin që në rast se hapet një pozitë e tillë të ju ketë juve parasysh.

Këshilla për refuzimin e një oferte pune

Përpara se ta dërgoni një letër refuzimi, tentoni që ta negocioni ofertën, në pjesët ku keni pakënaqësi, sepse kur një letër refuzimi dërgohet një herë, nuk do të ketë kthim prapa.

Sidoqoftë, në rastet kur i keni peshuar të gjitha mundësitë dhe e keni marrë vendimin që përfundimisht ta refuzoni atë punë, është mirë që letrës t’i bashkangjitni edhe disa fjalë të mira falënderimi dhe mirësjelljeje për punëdhënësin. Këto fjalë do të jenë të domosdoshme që të mbani marrëdhënie të mirë, sepse nuk do ta dini kurrë se ku dhe kur do të ju takojë jeta përsëri. Nëse tani nuk keni pasur nevojë për këtë punë, për tjetrën nuk do të mendoni dy herë.

Kur nuk pëlqeni kompaninë

Në rast se nuk ju pëlqen kompania për shkak të mënyrës sesi funksionon, për shkak të produktit, shërbim apo çfarëdo arsyeje tjetër që nuk përkon me juve, thuani: faleminderit për mundësinë duke i bashkangjitur edhe arsyen pse nuk është një mundësi e përshtatshme për periudhën e tanishme.

Kur paga nuk është e mjaftueshme

Ka mundësi që gjithçka te një punë do të ju pëlqejë, që prej pozitës dhe përgjegjësisë që do të keni, e deri tek kompania në përgjithësi, por nuk jeni i kënaqur me pagën. Nuk duhet të hiqni dorë menjëherë, por duhet të tentoni të bëni një zgjidhje në këtë aspekt. Edhe atëherë kur edhe pas përpjekjeve nuk bëhet asgjë në këtë drejtim, përsëri mos e humbisni mirësjelljen. Shkruani letrën e refuzimit duke treguar që gjithçka tjetër ka qenë e përsosur, por fatkeqësisht do të ju duhet që ta refuzoni kërkesën për shkak të pagës.

Çfarë të përfshihet në letrën apo emailin e refuzimit të punës?

Janë dy elemente të rëndësishme që duhet të përfshihen patjetër në këtë lloj letre:

  1. Të shpreheni sesa shumë e vlerësoni atë ofertë
  2. Refuzimi me shkrim

Filloni letrën duke ju drejtuar personit i cili ua ka ofruar pozitën, por fillimisht përfshini informacionet kontaktuese që ndihmojnë të lidhen me juve, si; numri i telefonit, adresa madje edhe datën, tregon Akademi Pune.

Nuk është e nevojshme që të tregoni në detaje se për çfarë arsye nuk po e pranoni punën. Mos përfshini arsye fyese, të tilla si; mjedis i punës është i dobët, apo po ndihem i/e pasigurtë për të ardhmen. Por, është me vend që të tregoni shkurtimisht një arsye për refuzimin. Mund të thoni që keni pranuar një punë tjetër, apo dëshironi që të qëndroni në punën aktuale.

Një model sesi të shkruani një letër refuzimi për ofertë pune

Subject: Emri Mbiemri i juaj – Pozita e ofertës

I dashuri ose E dashura z./znj. Mbiemri

Faleminderit shumë që më ofruat mundësinë për të punuar në (Emri i kompanisë). Fatkeqësisht, nuk do të mund ta pranoj pozicionin e ofruar, pasi nuk i përshtatet rrugës që po ndjek për të arritur qëllimet e mia në karrierë.

Edhe një herë, unë do të doja të shpreh mirënjohjen time për ofertën që ma keni bërë, e po ashtu edhe keqardhjet e mia që nuk mund të jem pjesë e juaja! Uroj që shumë shpejt ta gjeni një person të përshtatshëm për këtë pozitë!

Sinqerisht,

Emri juaj

The post Cila është mënyra e duhur për ta refuzuar një ofertë pune first appeared on https://ofertapune.net.

Source: New feed1

I lindur në Kosovë, por i rritur në Vienë, mori gjithë shkëlqimin e këtij kryeqyteti, për të kultivuar brenda vetës ndjenjën e të bukurës dhe artit. Rrugicat e sheshet e qytetit austriak, e përgatitën shumë për një udhëtim të gjatë, në një kontinent krejtësisht tjetër.

Rinor Raqi bashkë me familjen u larguan nga Kosova në vitin 1992. Për ditën kur mallëngjyeshëm u bashkuan me babanë që deri atëherë punonte në Austri, do të dëgjonte shpesh nga anëtarët e rritur të familjes, sepse ai atëherë nuk ishte ende as 2 vjeç.

Megjithëse gjatë gjithë fëmijërisë e ndjeu se ajo nuk ishte vendlindja e tij, familja e madhe, energjia pozitive dhe mbështetja e pafund, ia lehtësuan këtë ndjesi, duke i dhuruar vetëm ditë të mira.

Pas mbërritjes në Amerikë, shpirti artistik i Rinorit u bë pjesë e botës së modës e të artit. Aty u njoh me brendet më luksoze të botës, me bazë në New York. E duke qenë se ai nuk ishte i pavëmendshëm dhe sipërfaqësor ndaj gjërave të veçanta, e pa se edhe ai mund të ishte një faktor më shumë në gjithë këtë shkëlqim. Kështu hapi studion e tij për dizajn enterieri “RinorDesign”.

rinor1

“Para tri vitesh ishte puna e fundit që kam bërë përpara se të bëja diçka timen, me “RinorDesign”. Isha me fat që të përfshihesha në botën e artit, modës, dizajn enterierit dhe një mënyrë jetese të shëndetshme për markat më luksoze me bazë në New York. Aty u njoha me arkitekturen dhe dizajnin e enterierit, dhe e gjeta veten duke u ndikuar në stilin tim personal dhe syrin artistik. Kështu, një ditë e pashë vetën që mund të krijoj diçka vetë, sepse gjithmonë doja të isha i pavarur. Gjithçka filloi me një klient, i cili ishte i interesuar në stilin dhe dizajnin tim. Ai më mbështeti në idenë time dhe më dha punën e parë të pavarur, por me pagesë. I jam mirënjohës gjithmonë, sepse prej atëherë i kam thënë “po” çdo projekti që më është ofruar”, kujton Rinori për Akademi Pune.

Si çdo fillim edhe fillimi i Rinorit ishte i vështirë për të. Ai kishte ende dilema nëse e kishte gjetur stilin të cilin e kishte kërkuar klienti. Kjo nuk isht diçka e lehtë, në morinë e gjithë atyre zgjedhjeve dhe marrë parasysh që në fillimet e tij ai punonte vetëm. E vetëm kur kërkesat u rritën, në ndihmë i erdhi edhe vëllau i tij, Mustafa.

“Profesioni im më ka mësuar që të bëj zgjedhjet duhura shpejt edhe në jetën personale. Është kënaqësi të shoh krijimtarinë time të përfshihet dhe të rritet derisa unë vazhdoj të bëj më shumë dhe e sfidoj gjithë procesin dhe poashtu edhe mendimet e mia”, vazhdon ai, teksa hedh në pah mësimet që nxori nga kjo punë.

Rinori thotë që përzgjedhjen e dizajneve e bën vetë ai, pastaj ia tregon ato klientëve. Klientët e tij ai i çmon shumë, sepse ai ka arritur të krijojë një lidhje plot besim, pavarësisht se kjo kërkon kohë të ndërtohet.

“Përzgjedhaj e dizajneve është punë e imja, madje është pjesa më e mirë për të shprehur idetë, humorin dhe një tregim që fshihet pas atij stili të dizajnit. Fillimisht bisedoj me klientët rreth asaj se çfarë dëshirojmë që në fund të arrijmë me atë dizajn.Unë kam krijuar lidhje plot besim me klientët e mi, pavarësisht që ky besim merr kohë që të ndërtohet”, tregon artisti.

Nga të gjitha projektet që Rinori arriti t’u jap jetë, ai e veçon një: është holli “CharlieWest”, një bibliotekë prej 100 rafteve të mureve, të gjitha të dizajnuara nga ai, me bazë në Manhattan, e që do të jetë pjesë e New York-ut përgjithmonë.

rinor2

Stili personal, ky është mjeti që Rinori mendon që e dërgoi në rrugën e suksesit. Sipas tij kur të krijosh atë askush do të mund të të kopjojë, madje as të të thotë jo në asnjërin nga propozimet.

“Ajo çfarë më bëri të suksesshëm në Amerikë mendoj që është merita ime dhe besimi tek stili dhe dizajni im personal. Do të gjesh gjithmonë njerëz, të cilët e duan stilin tuaj dhe mendoj se nëse përqëndrohesh të rritesh në stilin personal, do të krijosh shije aq unike sa askush nuk do të të mund të kopjojë. Të gjithë do të të thonë: po, në çdo projekt të cilin ua ofron. Por patjetër që do të bësh gabime, nëse nuk e ke bërë kurrë më parë”, shprehet ai.

Sfidat dhe mësimet që nxorri Rinori nga puna e tij

Pavarësisht sesa rruge të gjatë që ai ka bërë në profesion, pavarësisht sesa e dashuron atë, e sa mirë e zotëron, dizajneri thotë se ka sfida të vazhdueshme që përballet çdo ditë me to. Por ndihet mirë kur nuk varen plotësisht nga ai. Mbase ato ia nxerrin edhe më në pah zotësinë e tij.

“Për fat të mirë, sfidat e mia shumica janë të përfshiera në proceset e projektit, ku kemi probleme të shpërndarjeve apo ndonjë pjesë shumë e nevojshme është shitur, apo kur vjen dërgesa diçka vjen e dëmtuar dhe është shumë vonë për të rregulluar ndonjë gjë. Pas kësaj je i detyruar të ndryshosh dizajnin në momentin e fundit dhe përveç që duhet të jetë gati, duhet të duket edhe bukur”, flet për sfidat Rinori.

Edhe pse tashmë ka angazhime të shumta në Amerikë dhe ka krijuar jetën atje, ai nuk e ka harruar Kosovën,  sepse gjatë verës së këtij viti ishte këtu. Madje syrit të tij kritik nuk i shpëtuan as kësaj radhe gjërat që i pëlqyen dhe ato që nuk do të dëshironte t’i shihte më.

“Pashë shumë vende interesante dhe dizajne të bukura gjatë kohës sa qëndrova në Kosovë. Ka ende hapësirë për më shumë llojshmëri të dizajneve, të cilat mund të vijnë prej shqiptarëve kreativ. Besoj në të ardhëmn e afërt. Do ta vlerësoja nëse njerëzit do të ishin më serioz që ta mbanin vendim më pastër, kështu që ata do të jetonin në dizajne të mrekullueshme dhe jetesë të pastër. Më pëlqyen të gjitha llojet e stileve dhe dizajneve të kafiterive në qytet, gjëra që vlerësoheshin nga njerëzit. Mund t’u thuash pronarëve ta përdornin më shumë kreativitetin e tyre për biznes”, shprehet artisti.

rinor3

Sigurisht që Rinori ka arritur të akumulojë mjaftueshëm mësime nga gjithë përvoja tij e suksesshme. Ai madje nuk ngurroi që atë ta ndante me të gjithë të rinjtë, që në mesin e ëndrrave gjendet dikund edhe dëshira t’i japin shpirtë hapësirave me idetë e tyre.

“Mendoj që nuk duhet t’i mendoni shumë dizajnin, stilin dhe hapat që i merrni. Provoni gjëra të ndryshme dhe do të stilin dhe mënyrën sesi do të bëni diçka. Të jeni të hapur rreth kësaj dhe tregoni shoqërisë dhe klientëve tuaj potencial se ju mund të bëni shërbime dizajni. Duhet të besosh që t’i mund ta transformosh hapësirën e ta bësh atë më të mirë. Gjithmonë sigurohuni që ta gjeni një rrugë, që t’i tregosh klientit stilin tënd dhe mundësitë që ofron puna që bëni. Në fillimet tuaja nëse keni probleme të gjeni stilin e duhur, inspirohuni nga librat për dizajn.

Dhe mos harro, nuk po dizajnon për vetën, por për klientët”, përfundon Rinor Raqi./Akademi Pune.

rinor4

The post Rinor Raqi, kosovari me shumë projekte luksoze në New York first appeared on https://ofertapune.net.

Source: New feed1

Ndoshta tashmë e keni marrë vendimin për të filluar një kapitull të ri në karrierën tuaj. Ëndërra për të hapur një biznes tuajin është në prag të realizimin dhe planit i keni kushtuar kujdes në çdo detaj të mundshëm. Por duhet të keni kujdes, sepse ngazëllimi i tepërt ndonjëherë të bën t’i vendosësh në planin e biznesit disa gjëra, që juve mund të ju bëjnë dëm në vend të dobisë.

Cilat janë gjërat që nuk duhet të jenë pjesë e planit për krijimin e një biznesi?

Kapitali joadekuat

Edhe në qoftë plani më i detajuar për të nisur një rrugëtim të ri, nuk do të realizohet në rast se nuk keni mjaftueshëm para. Duke qenë se në fillimet e një biznesi më shumë do të ketë shpenzime sesa fitime, shumica e bizneseve dështojnë, për shkak se nuk kanë mjaftueshëm para për të vazhduar më tutje.

Planifikimi vetëm për sukses

Rruga e sipërmarrjes fillon me ëndrra të mëdha, kjo është një gjë e mirë, por nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç e keni pritur. Në mënyrë që të jetë i sukseshëm, një biznes i ri duhet të jetë fleksibil gjatë procesit dhe të zhvillojë plane të kuptueshme, në rast së ideja fillestare nuk ishte aq e goditur sa pritej në fillim. Për shembull, marrja e kredisë nuk do të ishte diçka e mirë, por në rast se hasni në probleme gjatë rrugës, mund edhe ta bëni.

Të kuptuarit e industrisë, por jo i tregut

Shumica e sipërmarrësve e njohin industrinë në të cilën po qasen. Ata janë të përgatitur në produktet apo shërbimet që duan t’i bëjnë, por nganjëherë harrojnë të ndalen në një pyetje të thjeshtë: A do të paguajnë të tjerët për produktin apo shërbimin tim? Kjo është një pikë kritike për dështimin apo suksesin.

Bërja e të gjitha gjërave vetë

Mos mendoni që mund t’i boni të gjitha gjërat vetë! Më mirë është të keni një llogaritar, një person që merret me çështje ligjore, apo dikënd të tjetër që mund t’ju ndihmojë shumë. Kjo ju siguron që të ndërtoni një themel të fortë për biznesin tuaj të ri dhe nuk do të bëni gabime që do t’ju kushtojnë shumë.

Puna me miq në vend të partnerëve të biznesit

Të punuarit me miq, fillimisht mund të duket diçka e mirë, meqenëse mendoni që ata i njihni më shumë se këdo tjetër, por më vonë, kur biznesi fillon të funksionojë do ta shikoni se kjo do t’i ketë disa anë negative. Në rast se do ta hapni një biznes dhe pjesë të stafit vendosni që ta keni edhe një mik tuajin, duhet të siguroheni që ai pavarësisht miqësisë do të punojë. Duhet që ta pyesni vetën edhe nëse ai është duke pritur pjesë të barabartë të fitimit. Për të pasur sukses në biznesin tuaj është më mirë të keni partner profesional, sepse nuk do të keni frikë që mund t’ia lëndoni ndjenjat.

Të biesh në dashuri më idenë

Nuk është mirë që të filloni ta “adhuroni” idenë aq shumë, sa të mos pranoni të bëni asnjë ndryshim. Sipas “BusinessTown”, bizneset e suksesshme drejtohen nga njerëz që e kuptojnë se gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas planit. /Akademi Pune

The post 6 gabime që duhet t’i shmangni kur hapni biznesin tuaj të vogël first appeared on https://ofertapune.net.

Source: New feed1