Shqipëri

AssistDigital is a Customer Experience Management Company. We specialize in end-to-end services that combine the potential of human and artificial intelligence to improve our client’s performance.

For our office in Tirana we are looking for a React Native Developer

Source: New feed

Prezantuese Produkti (Shitese)

Elite Matelasse kerkon te punesoje vajza prezantuese te kete ambicje te zhvillohen profesionalisht dhe te dine te marrin pergjegjesi.
• Promocioni jo ne terren
• Mosha 20-30 vjec
• Te jene te komunikueshme dhe ambicioze
• Eksperiencat e meparshme perbejn avantazh
• Pagesa e kenaqeshme,motivim.

Te interesuarat te dorezojne nje cv te detajuar me foto. Te perzgjedhurat, kontaktohen.
Faleminderit

Source: New feed

Des Real Estate eshte rrjeti Ballkanik i pasurive te patundshme ne 4 shtete: Shqiperi- Kosove- Maqedoni- Mali i Zi. Kompania Des sh.p.k e bazuar ne Tirane eshte sistem franchise, bokerat qe blejne licencen jane duke u vendosur ne Tirane dhe ne qyete te tjera te Shqiperise e te vendeve te tjera. DES kerkon te punesoje Agjent/e Pronash ne Shkoder.

Source: New feed

Realizimi i detyrave në mënyrë profesionale është proces i rëndësishëm në një vend pune. Për të ecur tutje në karrierë, profesionalizmi është njëri prej faktorëve thelbësor.

Profesionalizmi ndikon në mundësitë e juaja për të gjetur një punë dhe për ta mbajtur atë. Nëse dëshironi të tregoni më shumë profesionalizëm, ndiqni këto 5 këshilla në vijim:

Mos bëni thashetheme

Thashethemet nuk duhet të bëhen pjesë e karakterit tuaj. Një ditë, të gjithë do ta kuptojnë që jeni duke bërë thashetheme dhe kjo do t’ju bëjë të dukeni shumë jo profesional. Perpos kësaj, kolegët nuk do të ndjehen mirë në prezencën tuaj dhe me siguri që as ju nuk e dëshironi një gjë të tillë. Në qoftë se keni nevojë të ndani diçka me të tjerët, ndajeni me njerëz që nuk kanë lidhje me vendin e punës.   

Mundohuni të qëndroni pozitiv

Nëse jeni prej atyre njerëzve që vazhdimisht ankohen për vendin e punës, do ta përçoni energjinë negative edhe tek kolegët dhe si rrjedhojë mund të ulet produktiviteti i të gjithëve. Punëdhënësi juaj nuk do ta pëlqejë një gjë të tillë. Tentoni të jeni transparent me çështjet që mendoni që kanë nevojë për përmirësime por mos u ankoni vazhdimisht. Mbi të gjitha, nëse jeni duke u ankuar pa arsye, mos e vazhdoni një gjë të tillë. Në rast se nuk jeni duke u ndjerë mirë në një ditë të caktuar, tentoni të mos jeni negativ në ambientin e punës. E nëse është puna juaj ajo që po ju shkakton disponim të keq, mendoni nëse ka ardhur koha ta lini punën tuaj.

Mos i fshihni gabimet e juaja

Të gjithë bëjmë gabime. Sado i vështirë që mund të jetë pranimi i gabimeve, mësoni që ato duhet pranuar dhe duhet të bëni përpjekje për t’i përmirësuar. Mos e drejtoni gishtin tek të tjerët për çdo lloj gabimi që mund të ndodhë por analizojeni situaten dhe merrni përsipër përgjegjësitë e juaja. Edhe nëse e dini që dikush tjetër është përgjegjës, përsëri mos e gjykoni por bëhuni shembull që të tjerët të mësojnë prej jush.

Bëhuni të arsyeshëm

Mosmarrëveshjet apo konfliktet në vend të punës janë të pashmangshme. Perspektiva për një çështje mund të mos jetë kurrë e njëjtë. Çka mund të jetë formë e duhur për dikë, për tjetrin mund të jetë e gabuar. Kësisoj, kontrolloni veten dhe mos u zemëroni në masë të madhe që të kaloni në ofendime apo të përplasni dyert, pavarësisht sa mund të mendoni që keni të drejtë. Këto janë gjëra jo profesionale që nuk lejohen në një vend pune por edhe mund të kenë pasoja në gjetjen e një pune të re dhe stabilizimin më punë në përgjithësi. Në të tilla raste, profesionale konsiderohet të shpjegoni me qetësi menimin tuaj dhe nëse nuk arrini tek një mendim i njejtë me palën tjetër, të largoheni në qetësi duke mos lejuar që të humbni kontrollin.

Vishuni në mënyrë profesionale

Veshja juaj duhet gjithmonë të jetë e pastër dhe profesionale. Zgjedhni llojin e veshjes që i përshtatet kompanisë dhe natyrës së punës suaj. Nëse nuk keni një kod veshjeje, mundohuni që të visheni thjeshtë dhe tregoni respekt për kompaninë.

Source: New feed

Çka bëni zakonisht pas punës? Ndoshta jeni person që ka një orar të plotë shoqëror, ose e vizitoni palestrën për të krijuar një zakon të shëndetshëm të fitnesit. Pavarësisht nga plan programi juaj standard pas orarit të punës, ndryshimi i tij më shpesh mund të ju ndihmojë të krijoni larmi, të përmirësoni gjendjen tuaj shpirtërore, si dhe të gjeni qetësi mes kaosit. Dëshironi të transformoni rutinën tuaj dhe të provoni diçka të re? Ja një listë me disa ide që mund të përpiqeni t’i mbani gjërat argëtuese dhe të freskëta.

Mësoni diçka të re

Nëse e përfshini leximin në rutinën tuaj të mbrëmjes, qoftë vetëm një herë në javë, është një mënyrë e shkëlqyeshme për të rritur aftësitë tuaja dhe të rrisni kuriozitetet tuaja personale. Po ashtu, ekzistojnë kurse të ndryshme online që mund të regjistroheni dhe të mësoni gjëra të reja. Krejt çka duhet të bëni është përzgjedhja e fushës që ju intereson dhe ta ndjekni atë kurs/trajnim.

Mos i leni anash ushtrimet fizike

Ushtrimet trupore sipas studimeve zvogëlojnë stresin, luftojnë lodhjen si dhe përmirësojnë performancën. Nëse aplikoni ushtrimet trupore në mënyrë konstante do t’i zvogëloni mundësitë e stresit dhe do të jeni më energjik për ditën e nesërme.

Bëni punë vullnetare

Ofrimi i kohës, energjisë dhe burimeve tuaja është tejet shpërblyese për ju si dhe për ata që i ndihmoni. Bëni punë vullnetare për një kauzë ose organizatë që është e rëndësishme për ju dhe komunitetin. Kur vendosni të përfshiheni në punë vullnetare do të keni përfitime të ndryshme si mësimi i aftësive të reja, rritja e vetëbesimit, si dhe do të krijoni miqësi të reja.

Krijoni një rutinë të gjumit

Një gjumë i rehatshëm dhe i mirë ndikon pozitivisht në disponimin tuaj dhe ecurinë e ditës së nesërme. Që ta bëni një gjumë të rehatshëm preferohet që para gjumit të mos i ekspozoheni ekraneve me dritë siç janë telefoni ose kompjuteri. Prandaj, krijoni një rutinë për gjumë të rehatshëm që do të ndikoj në energjinë dhe produktivitetin tuaj.

Vendimet dhe veprimet që ju ndërmerrni çdo ditë do të përcaktojnë se ku jeni në jetë. Nëse ktheheni në shtëpi jeni pasiv dhe lejoni që mjedisi juaj të bëhet i çrregullt, jeta juaj do ta reflektojë këtë. Mirëpo nëse punoni për të përmirësuar veten dhe jetën tuaj, do të shihni ndryshime pozitive në jetën tuaj. Ju personalisht e keni në dorë se si ta transformoni rutinën tuaj pas punës./AkademiPune

Source: New feed

Për të qenë me të vërtetë të suksesshëm në karrierën ose pozicionin tuaj duhet të jeni të qartë se cilat janë qëllimet dhe interesat tuaja të zhvillimit profesional. Kjo mund të ju duket si këshillë e thjeshtë. Mirëpo, kur uleni të krijoni planin tuaj personal të zhvillimit do ta shihni se është pak më sfiduese sesa duket. Nëse doni të përmbushni qëllimet tuaja të zhvillimit personal dhe profesional, duhet të jeni më strategjik.

Plani për zhvillim personal është një formë për të ndihmuar punonjësit të arrijnë qëllime afatshkurta dhe afatgjata në karrierë. Ai gjithashtu ndikon në përmirësimin e performancës tuaj në punë. Në këtë plan ju duhet të përfshini aftësitë tuaja kyçe siç janë aftësitë teknike, profesionale dhe aftësitë për zgjidhje të problemeve.

Aftësitë teknike

Aftësitë teknike janë thelbësore dhe ju nevojiten në baza ditore në punën tuaj. Ato dallojnë bazuar edhe në punën tuaj që keni. Për shembull, nëse punoni si IT ose siguri kibernetike, do t’ju duhen aftësi teknike në mbrojtjen e rrjetit kompjuterik. Apo nëse punoni në menaxhimin e granteve, aftësitë teknike që ju nevojiten do të jenë më shumë si analiza financiare ose njohuri të ligjeve, rregulloreve dhe udhëzimeve për menaxhimin e granteve.

Aftësitë profesionale

Këto aftësi janë ato që ju përcaktojnë si profesionist. Sa mirë e menaxhoni kohën tuaj? A jeni të mirë në menaxhimin e konfliktit? A shkruani në mënyrë koncize dhe të qartë? Sa dini ta menaxhoni të folurit në publik? Siç mund ta shihni, aftësitë profesionale janë ato gjëra që ju bëjnë më efektiv. Ato ju bëjnë më efikas  në përdorimin e aftësive tuaja teknike në maksimum.

Aftësitë për zgjidhjen e problemeve

Pavarësisht sa të zhvilluara i keni aftësitë teknike dhe ato profesionale, ju do të përballeni me situata komplekse dhe të papritura. Aftësia juaj për t’u përshtatur dhe përgjigjur kur gjërat nuk shkojnë siç kishit planifikuar është një aftësi për zgjidhjen e problemeve. Përderisa rritni ekspertizën tuaj teknikisht, zhvillimi i kësaj aftësie do të bëhet edhe më e rëndësishme për ju.

Si ta dini se çka të përfshini në planin tuaj?

Reflektoni. Bëni një vështrim serioz në pikat dhe fushat ku keni nevojë për përmirësime, si dhe konsideroni nivelin tuaj aktual të aftësive në një fushë të veçantë.

Bashkëpunoni me kolegët në punë. Kërkoni informata ndonjë kolegu të punës që kaloni kohë më shumë së bashku. Mos ngurroni t’i pyesni ata se çka ju rekomandojnë të shtoni në planin tuaj.

Rrethoni veten me njerëz të suksesshëm. Kaloni më shumë kohë me njerëz që ju inspirojnë dhe që kanë treguar sukses në fushat e tyre. Pyesni ata se cilat aftësi mendojnë se janë thelbësore për suksesin e tyre dhe pranoni kritikat që ata ju ofrojnë, qoftë ato pozitive apo negative.

Source: New feed

Ndërrimi i punës mund të sjellë përfitime në karrierën tuaj, veçanërisht kur zgjedhni një lloj kompanie, industri, projekte ose organizatë që ju intereson. Në punët tuaja të mëparshme mund të perceptonit disa aspekte të punës tuaj që ju kanë interesuar më shumë se të tjerët. Prandaj, kërkimi i një pozicioni të ri është një mundësi për të hetuar këto pika në mënyrë që të synoni llojin e punësimit që i përshtatet nevojave tuaja. Gjatë rrugës normalisht se disa aspekte do të jenë të panjohura për ju, por këtë duhet ta shihni si një mundësi për të provuar diçka ndryshe dhe t’i zhvilloni ato aftësi në të cilat keni ngecje.

Shumë njerëz hezitojnë ta braktisin punën që kanë për një tjetër, pasi që kanë frikë se kjo mund të ndikojë negativisht në CV-në e tyre si punonjës jo konsistent me punë afat shkurta. Kjo formë e të menduarit ndikon negativisht në zhvillimin tuaj personal, poashtu edhe në karrierë.

Ju duhet të bëni vetes pyetje dhe të dini se çfarë jeni duke kërkuar në të vërtetë në mënyrë që të mos pranoni një pozicion rastësisht. Disa punëdhënës ndërrimet e shpeshta të punës mund t’i perceptojnë si mungesë stabiliteti, mirëpo gjëja e rëndësishme është që ju të jeni në gjendje të rriteni në karrierën tuaj duke u sfiduar dhe kërkuar më shumë nga vetja.

Ja disa nga përfitimet që mund të keni nëse ndërroni punën tuaj më shpesh:

  • Kur qëndroni në të njëjtën kompani për një kohë të gjatë, gradualisht humbni kontaktin me botën e jashtme. Fusha juaj e vizionit kufizohet dhe filloni të përqendroheni në përparësitë e brendshme në vend se të përqendroheni në botën më të madhe jashtë mureve të kompanisë suaj.
  • Sa herë që ndryshoni punë, ju rivendosni vlerën tuaj. çdo herë ju duhet të ripërcaktoni vetë sipas kushteve tuaja. Nëse keni mësuar shumë gjëra tëvlefshme në punën tuaj të fundit dhe keni qenë të gatshëm të bëheni Menaxher apo udhëheqës i ekipit, por ajo pozitë veçse ishte zënë nga dikush tjetër, ju mund t’i bartni njohuritë tuaja në kompaninë e re.
  • Sa më shpesh të ndërroni punë, aq më të rehatshëm do të bëheni kur shkoni në intervista pune. Aftësitë tuaja komunikuese dhe negociouese do të zhvillohen pas çdo interviste që do ta keni me persona të ndryshëm.
  • Për sa më shumë kompani të punoni, aq më shumë mund të rritet reputacioni juaj në komunitetin tuaj të biznesit. Rrjeti juaj i njerëzve do të zgjerohet pasi që do të njihni më shumë njerëz dhe përvojat tuaja paraprake do t’i shkrini në situata të reja biznesi shkruan Akademi Pune.

Source: New feed

Pavarësisht nëse jeni duke e bërë punën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithmonë ka më shumë mundësi për t’u rritur profesionalisht dhe personalisht.

Mos lejoni të futeni në zonën e rehatisë sepse një gjë e tillë do t’ju dëmtojë shumë në karrierë. Sado sfiduese që mund të jetë, marrja e përgjegjësive të reja ju ndihmon të bëni progres brenda vendit ku punoni.

Këtu mund të gjeni pesë këshilla se si mund të merrni më shumë përgjegjësi në vendin e punës:

Flisni me punëdhënësin tuaj

Hapi i parë që duhet të ndërmerrni është të takoheni me punëdhënësin apo menaxherin tuaj dhe të shihni se në çfarë projektesh shtesë mund të përfshiheni. Cekni qëllimet e juaja në karrierë dhe tregoni se ku e shihni veten brenda kompanisë. Do te ishte mirë nëse keni disa ide në mendje, se ku mund të merrni më shumë përgjegjësi dhe t’ia sugjeroni punëdhënësit tuaj. Nëse e dini që ka mundësi ku mund të ndihmoni brenda kompanisë, paraqituni si vullnetar për të ndihmuar.

Ndihmoni kolegët që janë më të zënë / kanë më shumë angazhim

Një tjetër formë për të marrë më shumë përgjegjësi në punë është t’i ndihmoni kolegët të cilët kanë më shumë punë. Ofroni ndihmë qoftë në departmentin ku punoni apo në departamentet e tjera. Sidoqoftë, mos rrezikoni të merrni përgjegjësi të reja, pra të ndihmoni në punë të tjera, duke lënë anash punët e juaja primare.

Bëhuni profesionistë

Merrni pjesë nëpër trajnime, kurse, seminare të cilat mund t’ju ndihmojnë të perfeksiononi njohuritë në fushën tuaj. Përvetësoni njohuri të reja vazhdimisht dhe informohuni rreth zhvillimeve të reja në fushën tuaj. Kur bëheni ekspert në fushën tuaj, gjasat janë më të larta që të keni mundësi për të marrë më shumë përgjegjësi dhe për tu përfshirë në projekte të reja.

Identifikoni mundësitë që i shërbejnë klientit dhe biznesit tuaj

Kërkoni mundësi aty ku ajo që dëshironi të bëni përputhet edhe me prioritetet e biznesit. Mos harroni se para se të kërkoni të merrni përgjegjësi, duhet të mendoni edhe se si këto përgjegjësi mund të japin rezultate pozitive për kompaninë ku punoni.

Demonstroni aftësitë e juaja

Ndonëse jo shpeshherë e mendojmë, ne paguhemi kur jemi të mirë në punën që e bëjmë. Nuk mund të kërkoni përgjegjësi të reja nëse nuk jeni të mirë në punën aktuale. Personat që ju japin përgjegjësi të reja do të duan të jenë të sigurtë se ju do të jepni rezultate pozitive. Kur jeni të mirë në punën e parë që bëni, punëdhënësi apo menaxheri nuk do të kenë dyshime për t’ju kaluar edhe përgjegjësi të reja shkruan Akademi Pune.

Source: New feed

At Cafe, kafene ne qender te Tiranes, kerkon te punesoje nje Banakiere (Vajze). 

  • Te beje kafe per te marre me vete (take away)
  • Te beje lengje frutash Bio.
  • Te kete aftesi te mira komunikimi 
  • Korrekte dhe e motivuar për punë
  • Te kete eksperience pune.

Kushtet e Punes : 

  • Orari 08.00 me 14.00.
  • Nje dite ne jave pushim.
  • Paga e kenaqshme.

Te interesuarit te kontaktojne ne numrin +355696041020

Source: New feed

Remonti Elektrik Elbasan eshte ndermarrje me eksperience 40 vjecare ne riparimin e mesem dhe kapital te makinave elektrike dhe te transformatoreve elektrike. REE eshte ndermarja me e kompletuar dhe me me eksperience ne Ballkan.Adressa: Ish kombinati Metalurgjik, Bradashesh, Elbasan.. REE kerkon te punesoje Inxhinier Mekanik.

Source: New feed