Shqipëri

Komisioni i Mbrojtjes dhe Sigurisë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u informua për nevojën për të lidhur një marrëveshje me Qeverinë e SHBA për prokurimin e mjeteve të blinduara të lehta për Armatën. Mbështetja unanime për informacionet e paraqitura nga Ministria e Mbrojtjes dhe rritja e investimeve në modernizimin e Armatës ishte e dukshme.

Marrëveshja ka të bëjë me prokurimin e 33 mjeteve luftarake të blinduara të lehta, të dizajnuara për pajisjen e Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, të cilin si anëtar të NATO-s do të deklarojmë se është në dispozicion të Aleancës. Kjo njësi do të marrë pjesë në operacionet e NATO-s dhe aftësia e saj do të jetë një tregues i gatishmërisë sonë për të marrë përsipër përgjegjësitë tona si një shtet anëtar.

Me këtë rast, nga përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës u shpreh kënaqësi që Armata do të fitojë pajisje të reja dhe moderne dhe se vazhdon realizimi i planit për modernizimin e aftësive mbrojtëse të vendit tonë.

Anëtarëve të Komisionit iu mbajt një video-prezantim për karakteristikat teknike të automjeteve luftarake, dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes iu përgjigjën të gjitha pyetjeve që ishin me interes për anëtarët e Komisionit.

Pas mbështetjes nga Komsioni i kuvendit, Qeveria pritet të përfundojë Marrëveshjen me Qeverinë e SHBA në seancën e saj të radhës më 24 dhjetor.

Blerja e automjeteve është vetëm fillimi i pajisjes së Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë që do të bëhet në dy faza. Në fazën e parë, e cila shkon nga viti 2019 deri në vitin 2024, duhet të blehen gjithsej 151 automjete. Automjetet e blinduara të lehta janë pjesë e një plani për modernizimin e plotë të Armatës që tashmë ka filluar dhe do të zhvillohet në faza në vitet e ardhshme. Në këtë drejtim, deri në vitin 2020 parashikohet që rreth 20 përqind e buxhetit të mbrojtjes të ndahen për modernizimin e kapaciteteve.

Ministria e Mbrojtjes ka ndërmarrë të gjitha hapat për ta bërë modernizimin të funksionojë pa ndërprerje dhe në përputhje me planin afatgjatë të miratuar për zhvillimin e aftësive mbrojtëse të vendit tonë i cili ka marrë mbështetje nga të gjitha palët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për këtë qëllim, tashmë dy vite me rradhë buxheti i mbrojtjes është duke u rritur prej 0.2 përqind të PBV-së që deri në vitin 2024 të arrihet standardi i NATO-s prej 2 përqind të PBV-së.

Source: New feed