Komisioni Evropian akoma shpreson se negociatat me Maqedoninë e Veriut do të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Kështu deklaron zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero.

Ndërsa, Bllokada e paralajmëruar nga Bullgaria në takimin e ministrave gjatë ditës së nesërme në të cilën duhet të miratohet korniza negociuese e BE-së me Maqedoninë e Veriut nuk e dekurajon Komisionin Evropian.

“Pozicioni ynë është i qartë, Komisioni Evropian është i përkushtuar për ta mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejtë të jetë e mundur, që të ndodhë kjo, të gjithë janë të vetëdijshëm se është e nevojshme një marrëveshje në Këshill është e pamundur të parashikohet, por është e qartë që ne i inkurajojmë të dy palët t’i forcojnë përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje” tha Ana Pisonero, zëdhënësja e KE-së.

Sa i përket kërkesës së Bullgarisë për të shtuar një kapitull në negociatat me Maqedoninë e Veriut në të cilat do të përfshiheshin kërkesat bullgare, Pisonero nuk deshi të komentonte.

“Ne nuk i komentojmë pikëpamjet individuale të vendeve anëtare, na duhet marrëveshje mbi tekstin nga të gjitha vendet anëtare, Komisioni e paraqiti propozimin e tij në korrik dhe ai do të publikohet vetëm pasi të ketë një marrëveshje në Këshill” tha ajo.

Ajo tha se Komisioni mbetet në kontakt me Presidencën gjermane, qëllimi i së cilës është t’i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij viti, ndërsa në të njëjtën kohë Komisioni vazhdon të kontaktojë edhe me Shkupin edhe me Sofjen.

.Sipas diplomatëve në Bruksel, një iniciativë e re e presidencës gjermane pritet shumë shpejt, në ditët në vijim, që të afrohen pozicionet e Shkupit dhe Sofjes me shpresën se konferenca e parë ndërqeveritare mund të mbahet para fundit të presidencës gjermane me BE-në, por shpresat janë të vogla. /Insajderi.com

The post Evropa shpreson në zgjidhje mes Maqedonisë së veriut dhe Bullgarisë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed