FC Prishtina, pas përfundimit të këtij sezoni, është kthyer prapa për të vlerësuar sezonin dhe punën që e ka bërë trajneri i tyre, Armend Dallku.

Postimi i klubit të Prishtinës, pa ndërhyrje:

“Armend Dallku, 72% i suksesshëm
Dallku ka udhëhequr skuadrën në 35 ndeshje
Prishtinë, 1 gusht 2020 – Kryetrajneri Armend Dallku, Prishtinën ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare, kampionat – kupë duke arritur sukses të përgjithshëm prej 72% të rezultatit të përgjithshëm pozitiv.
Në 35 ndeshje, ka fituar 23 sosh, 7 ka barazuar dhe ka pësuar vetëm 5 humbje me goldallim +48, 73:25.
Në kampionat i ka prirë skuadrës në 29 ndeshje, ka arritur 17 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me goldallim +35, 57:22.
Në Kupë nga 6 ndeshje ka po aq fitore me goldallim +13, 16:3.
Armend Dallku, që në edicionin e tij të parë, si kryetrajner i tretë i skuadrës i cili mori skuadrën pas katër ndeshjeve, ka përfunduar i 4-ti në kampionat, por ka fituar Kupën e çmuar të Republikës.
Përndryshe, me skuadrën më së shumti paraqitje pas luftës si trajner është Ajet Shosholli me 134 ndeshje (64,6%).
Nga trajnerët që kanë udhëhequr më shumë se 30 ndeshje dhe kanë përqindjen më të lartë ësht Fadil Muriqi, 76% (32 ndeshje)”
thehet në postimin e klubit të Prishtinës, raporton Insajderi.

Armend Dallku, ishte lojtar i Prishtinës para këtij sezoni, por në këtë sezon, ai kishte kaluar nga pozita e lojtarit, në pozitën e trajnerit dhe ka treguar rezultate të kënaqshme dhe nga këto të arritura, ai do të vazhdojë të jetë trajner i klubit nga kryeqyteti./Insajderi.com.

The post FC Prishtina vlerëson trajnerin Armend Dallku appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *