Nga 120 euro do të ndahen fëmijët e porsalindur në komunën e Vushtrrisë, njofton Insajderi.

Këtë ndarje të mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit për këtë shumë, e ka aprovuar Kuvendi i kësaj komune.

Kryetari i komunës, Xhafer Tahiri, ka njoftuar përmes një statusi në Facebook se nga to përfitojnë të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2020.

“Prindërit mund të shkarkojnë formularin e aplikimit online në ëeb faqen e komunës dhe të dorëzojnë atë bashkë me dokumentet përcjellëse në zyrën pritëse të komunës”, ka njoftuar Tahiri. /Insajderi.com

The post Fëmijët e porsalindur do të përfitojnë nga 120 euro në Vushtrri appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *