Profili i kompanisë: Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtepiake.

Pozicioni: Financier/e Dyqani

Departmenti: Financë

Vendodhja: Kavajë

Përmbledhja e Pozicionit: Financieri është përgjegjës për kontabilizimin e veprimeve të shitjes, regjistrimin e faturave të shitjes në sistemin NAV, rakordimin e arkave dhe veprimeve të tjera të kryera në përputhje me udhëzimet dhe kërkesat e departamentit të Financës në Zyrën Qëndrore.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Source: New feed