Në prononcimin për “Supersport”, gardiani kuqezi deklaroi:

GOLI NGA MESI I FUSHËS- Si sot nuk e kisha pësuar asnjëherë. Mund ta menaxhonim më mirë lojën. Pas atij golit ndryshoi pak iniciativa. Gjëra që ndodhin, do ishte e vështirë për çdo portier. Goditja ishte shumë e mirë, mori një trajektore tjetër. Ishte e pamundur të kthehesha në anën e djathtë. Goditja ishte shumë e fortë, për një distancë aq të largët.

Pas atij goli ndeshja u rihap. Nuk krijuan asnjë rast pas atij goli. U munduam të menaxhonim lojën dhe të prisnim për sulmet apo gabimet e tjera.

RAPORTI ME HYSAJN- Kjo gjë po bëhet monotone. Tek ne nuk ka asnjë problem. Është një nga shokët e mi më të mirë nuk ka asnjë problem”, u shpreh Berisha. /Lajmi.net/

Source: New feed