Rep-artisti i njohur, Gashi ka zbuluar se ka bërë një tatuazh dedikuar mikut të tij, Lil Peep, i cili nuk jeton më, shkruan lajmi.net.

Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi ka shfaqi se ai kishte bërë një tatuazh kushtuar mikut të tij reperit Lil Peep, i cili vdiq rreth dy vite më parë.

“Prehu në paqe, gjithmonë me mua”, u shpreh Gashi i emocionuar në Instastory.

Vlen të përmendet se projekti i fundit muzikor nga Gashi erdhi pak javë më parë me titull, “Full Moon”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku ndërkombëtar./Lajmi.net/

Source: New feed