Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj komune me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020/21, duke iu kërkuar njëherësh që të respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore, në mënyrë që procesi mësimor të mbahet në ambientet shkollore.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor sipas skenarëve të MASH-it, MSH-së dhe IKSHPK-së.

“Ne si institucion komunal kemi realizuar procesin e dezinfektimin, kemi pajisur të gjitha shkollat me dezinfektues, maska dhe termometra, kemi zbatuar të gjitha rekomandimet e MASH-it, MSH-së dhe IKSHPK-së, sepse fëmijët tanë janë vetë përkushtimi dhe puna që ne bëjmë, andaj gjithë vullneti dhe angazhimi ynë i përbashkët është i orientuar në këtë drejtim, që të mbrojmë shëndetin e nxënësve- të tashmes dhe të ardhmes së vendit tonë”, ka shkruar Gashi.

Postimi i plotë:

Të dashur nxënës,

Të nderuar prindër dhe mësimdhënës,

Nesër, fillon viti i ri shkollor 2020/21, një ditë e rëndësishme për secilin prej nesh, e në veçanti për nxënësit tanë të cilëve ju kanë munguar bankat shkollore, shokët e shoqet dhe mësuesit, por ky vit shkollor na gjen në një situatë të re, ndaj nxënës të dashur, në këtë situatë luteni që të mbani maskën, të respektoni distancën, të pastroni duart rregullisht dhe të mbani higjienën, në mënyrë që shkolla të mbetet e hapur dhe së bashku me shokët e shoqet e klasës, të vijoni mësimet në ambientet shkollore.

E kuptoj se, situata e tillë është shqetësuese për të gjithë, sidomos për prindërit, por, ne si institucion komunal kemi realizuar procesin e dezinfektimin, kemi pajisur të gjitha shkollat me dezinfektues, maska dhe termometra, kemi zbatuar të gjitha rekomandimet e MASH-it, MSH-së dhe IKSHPK-së, sepse fëmijët tanë janë vetë përkushtimi dhe puna që ne bëjmë, andaj gjithë vullneti dhe angazhimi ynë i përbashkët është i orientuar në këtë drejtim, që të mbrojmë shëndetin e nxënësve- të tashmes dhe të ardhmes së vendit tonë! Po ashtu, për këtë ditë të veçantë nuk ka munguar as kontributi i mësimdhënësve, të cilin e kanë dëshmuar përgjatë gjithë historisë që ka kaluar populli ynë, edhe në këtë situatë vazhdojnë të mbesin të pandalshëm, në avancimin e brezave të ri drejt rrugës së dijes dhe diturisë!

Për fund, uroj të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit – fillim të mbarë të vitit shkollor, duke ju siguruar se në këtë rrugëtim jemi së bashku si dhe duke respektuar gjitha rekomandimet do të qëndrojmë të shëndetshëm drejt normalizimit të situatës! Urime dhe shumë suksese!

The post Gashi uron nxënësit për vitin e ri shkollor: Së bashku të respektojmë masat anti-covid appeared first on Klan Kosova.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *