Gjashtë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 694 raste të reja të infeksionit, njofton Insajderi.

Shifra e të infektuarve vjen nga testimi i 2560 mostrave.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 29.126 raste me Coronavirus, ndërsa si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 637 pacientë.

Janë shëruar 13.804, përfshirë 351 në 24 orët e fundit, ndërsa aktualisht janë 14.685 raste aktive./Insajderi.com

The post Gjashtë të vdekur dhe 694 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed