Qendër mbrojtësi i Inter, Diego Godin, pritet të largohet nga klubi, vetëm pas një viti pas transferimit nga Atletico Madrid.

Mediat në Itali, raportojnë se Godin, është i sigurt se do të ketë problem të gjejë vend në formacionin e Antonio Contes, në sezonin që po fillon, prandaj edhe është duke kërkuar opsione të arsyeshme dhe përshtatshme për të, transmeton Insajderi.

Ekipi nga Serie A, Cagliari, ka kontaktuar lojtarin dhe i ka ofruar një pagë prej 2.5 milion eurosh, që ai të pranojë ofertën e tyre, marrëveshje kjo që është arritur.

Cagliarit tani i mbetet të bisedojë me Inter, për të gjetur mundësinë më të mirë për Godin./Insajderi.com.

The post Godin ka marrëveshje me Cagliarin? appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *