Një grua e zemëruar ka paralajmëruar fqinjët e ri të burrit të saj, që ai e ka braktisur atë dhe fëmijët e saj për të shkuar të jetojë me një grua tjetër, përderisa ende janë të martuar.

Gruaja ka vendosur të ekspozojë burrin e saj si tradhëtar duke ngjitur postera nëpër gjithë qytetin por njerëzit e kanë kritikuar që ka përfshirë edhe fëmijët në këtë gjë.

Posterët tregojnë një foto familjare me një rreth të kuq mbi burrin tradhëtar bashkë me gruan dhe fëmijët.

Poshtë fotos është shkruar: “Ka braktisur gruan dhe fëmijët në New York për të ardhur në RTC dhe për të bërë seks me gra të vjetra (dhe për të siguruar një punë shtetërore).

“Ja se si është fqinji juaj! Ai ende është i martuar dhe po jeton me një grua tjetër. Policia duhet të arrestoni këtë burrë për tradhëti. “

Ajo e ka postuar këtë poster edhe në Reddit, duke treguar që dikush i kishte shqyer ditën e ardhshme. Disa madje e kritikuan gruan për përfshirjen e fëmijëve në këtë fotografi.

“Pse i ka lënë fëmijët në fotografi? Nuk është dashur të përfshihen edhe ata në konfliktin tuaj. E kuptoj mllefin tuaj ndaj tij, por fëmijët?”

“Është dashur të paraqitet vetëm një fotografi gjigande e burrit tradhëtar,” ka thënë tjetri.

Mirëpo kishte edhe prej tyre që edhepse e kritikuan veprimin e saj, e kuptuan që kishte qenë e mllefosur./Insajderi.com

Burimi Mirror

The post Gruaja e mllefosur vendos postera nëpër rrugë pasi kupton se burri e ka tradhëtuar appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *