Debutimi i saj si regjisore në filmin e metrazhit të gjatë, “Bruised”, është rrugës për t’u kërkuar nga Netflix për 20 milionë dollarë, shkuan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Kolosi i transmetimit ka hyrë në fazat e fundit të negociatave të blerjes për filmin MMA, sipas Deadline.

Ndërsa, lajmet për marrëveshjen u përhapën, superylli 54-vjeçar shkroi në Twitter duke shkruar “Jam pa fjalë. Faleminderit @netflix për besimin në vizionin tim, mezi pres që të gjithë të shohim më në fund #BruisedTheMovie.”.

Edhe pse filmi shfaqet premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, të shtunën, Netflixit iu lejua ta shikonte më parë atë film.

Transmetuesi duket se e pëlqeu atë projekt filmik dhe burime të Deadline thonë se po planifikon ta marrë për 20 milionë dollarë. /Lajmi.net/

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *