Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në vitin 2009 kishte blerë një ari tokë për 3,75 euro nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit, njofton Insajderi.

Ky fakto konfirmohet nga deklarimi i pasurisë që e kishte bërë Haradinaj në vitin 2018, gjatë kohës sa ishte kryeministër vendit.

Në atë deklarim për Agjencionin Antikorrupsion, Haradinaj kishte deklaruar se ka blerë 200 hektarë tokë nga privatizimi i pronave shtetërore me vlerë prej 75 mijë euro.

Por nga ana tjetër, lidhur m të njëjtin proces blerje, ish kryesuesi i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Blerim Rexha, para Komisionit Hetimor Parlamentar për privatizimin ka rrëfyer se gjatë kohës sa ka qenë kryesues bordi ka pasur presione të shumta, ndërsa ka ndarë një rast ku është propozuar që 50 hektarë tokë e shtetit të shitet për 5 mijë euro, apo 1 euro për ari tokë.

“Kam pa aty disa asete që janë shitë me një çmim jashtëzakonisht të ulë në krahasim me çmimin e tregut, për të cilat kam ngritë shqetësimin tim. Disa kanë ngritë në media shqetësime, që “Po të dhimbset me shitë lirë”.

“Unë e kam përmend një rast, kur ka qenë që janë privatizuar 50 hektarë, për 5 mijë euro. Me e përkthy këtë është që 50 hektarë bëjnë 5 mijë ari. Pra, 5 mijë ari tokë e Kosovës janë shitë për 5 mijë euro. Për këtë motiv kam votuar kundër. Po e citoj veten që kam thanë në atë mbledhje, ku kam thanë “Po më dhimbset toka e Kosovës me u shitë 1 euro ari”./Insajderi.com

 

The post Haradinaj privatizoi 200 hektarë tokë më vlerë prej 3.75 euro arin appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply