Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla,  dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, sëbashku kanë reaguar ndaj fshirjes se adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, njofton Insajderi.

Në prifilin e tij në Facebook, Cakaj ka thënë se “sëbashku me Miliza Haradinaj – Stublla, i’u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse ndërkombëtare, veçanërisht Komitetit Këshillues të Konventës për Mbrojtjen e Minoriteteve të Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Minoritetet Kombëtare, për ta përcjellë këtë proces me vëmendje të shtuar dhe për të vepruar për parandalimin e këtij procesi me pasoja afatgjata politike”.

Kohëve të fundit, bashkëpunimi mes dy ministrive të jashtme, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë ka qenë i shpeshtë për shume cështje që prekin interesat kombëtare të shqiptarëve./Insajderi.com

The post Haradinaj – Stublla dhe Cakaj reagojnë për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed