Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se nëse shihen deklaratat e VV-së, atëherë mund të vërehet se ky subjekt pajtohet që të krijohet Asociacioni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, njofton Insajderi.

Pas kësaj deklarate, Haxhiu ka thënë se “Mustafa paska reaguar me shumë vrer duke tentuar ta justifikojë vetën, se ai i përket ‘Zajednicës’ së 2015-tës ka harruar se edhe atë të 2013-tës e ka mbështetur”.

“‘Zajednica’ është edhe synim edhe kërkesë e Serbisë, të cilën kjo klasë politike ja ka mundësuar si synim dhe normalizuar si kërkesë, herë nëpërmjet të ashtuquajturve “normalizim i marrëdhënieve” e herë si ‘normalizim ekonomik’”.

“Aktgjykimi i GJK-së praktikisht hedh poshtë idenë e një “Zajednice” çfarë kanë nënshkruar Thaçi në prill 2013 dhe Mustafa në vitin 2015. Parimisht e prakitikisht mund të thuhet se nuk mund të ketë edhe Republikë edhe Zajednicë. Isa Mustafa që paska reaguar me shumë vrer duke tentuar ta justifikojë vetën se ai i përket ‘Zajednicës’ së 2015-ës ka harruar se edhe atë të 2013-ës e ka mbështetur. Sikurse në shumë pika Mustafa e Thaçi janë vetëm dallim kohor”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Insajderi.com

The post Haxhiu – Mustafës: Ke harruar se e ke mbështetur edhe “Zajednicën” e 2013-së appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *