Ai ka thënë se llapjanët, nëpër të gjitha lagjet dhe fshatrat e kësaj komune të madhe, tashmë janë përcaktuar për ndryshimin e vërtetë në qytetin e tyre, e që është Naim Fetahu.

“Llapjanët, nëpër të gjitha lagjet dhe fshatrat e kësaj komune të madhe, tashmë janë përcaktuar për ndryshimin e vërtetë në qytetin e tyre. Edhe sonte, mbështetja për Naim Fetahun ishte e madhe dhe e zëshme.”, ka shkruar Hoxha.

Më tej, ai ka thënë se Naim Fetahu do të realizojë projektet të cilat nuk janë realizuar gjatë 20 viteve në qeverisjen e LDK-së.

“Naimi, me mbështetjen e plotë të PDK-së, do t’ia kthejnë dinjitetin këtij qyteti. Podujeva do të ketë spital funksional, shkolla të denja me infrastrukturë përcjellëse dhe perspektivë për të rinjtë që po i largohen çdo ditë. Puna për të t’ia kompensuar Podujevës 20 vitet e humbura do të fillojë qysh me 29 nëntor.”, ka përfunduar kryetari në detyrë i PDK-së. /Lajmi.net/ 

Source: New feed