Një tjetër lojtar i përfaqësueses U21 të Kosovës ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Bëhet fjalë për lojtarin e Servette, Alban Ajdini.

Faqja zyrtare e këtij klubi njofton se lojtari është në mesin e të infektuarve me virusin. Lojtari është izoluar, sipas rregullave të qeverisë zvicerane. Për fat të mirë, Ajdini nuk ka patur kontakt me shokët e skuadrës së tij në Gjenevë.

Njoftimi i Servette bën të ditur se lojtari rezultoi pozitiv pas kthimit nga grumbullimi me Kosovën.


Source: New feed

Leave a Reply