Ish-kryetari i Federatës Botërore të Atletikës (IAAF), Lamine Diack, është dënuar me katër vjet burgim – dy prej tyre me kusht, pasi është shpallur fajtor nga gjykata në Paris për korrupsion, njofton BBC, transmeton Insajderi.

Senegalezi 87-vjeçar, është përballur me akuza për korrupsion dhe pastrim të parave të lidhura me skandalin e dopingut në Rusi deri sa ai ishte në krye të kësaj federate.

Diack është dënuar se ka pranuar ryshfet nga atletët e dyshuar me doping, për të mbuluar rezultatet e testeve të tyre dhe duke i lënë që të garojnë, përfshirë edhe në Lojërat Olimpike të vitit 2012 në Londër.

Diack është hetuar nga autoritetet franceze për katër vjet, me akuzat se ka pranuar pagesa mbi 3 milionë euro për të mbuluar mashtruesit dhe prej vitit 2015, ai ka qenë në arrest shtëpiak

Atij po ashtu i është dhënë edhe një gjobë prej 500 mijë euro./Insajderi.com.

The post Ish-kreu i Federatës Botërore të Atletikës, Diack, dënohet me katër vjet burgim për korrupsion appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *