Telekomi i Kosovës përmes ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me kompaninë “Dardafon” dhe tashmë llogaritë e Telekomit janë zhbllokuar.

Sipas Telekomit, takimi i sotëm i Qeverisë, Telekomit dhe përfaqësuesve të kompanisë “Dardafon” ka sjellë marrëveshjen.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar ditë më parë se do të ketë një takim mes Telekomit dhe Dardafon dhe qeverisë ashtu edhe ndodhi dhe ky takim solli marrëveshjen me ndërmjetësim dhe garancion edhe nga qeveria e vendit”, thuhet në komunikatën e Telekomit.

Sipas Telekomit, kushtet e marrëveshjes janë që detyrohen t’i paguajnë borxhin brenda 24 muajve, duke filluar nga 15 janari i vitit të ardhshëm.

“Në bazë të kësaj marrëveshjeje Telekomi  obligohet që brenda 24 muajve duke filluar nga 15 janari i vitit 2021 të shlyej komplet borxhin ndaj Dardafon që është si rezultat i vendimit final të Gjykatës së Arbitrazhit dhe njohjes së këtij vendimi edhe nga gjykatat vendore”, thuhet tutje në komunikatë.

Sot gjatë ditës punëtorët e Telekomit kanë mbajtur një protestë para ndërtesës së Qeverisë.

Protesta e punëtorëve të Telekomit – Policia rrethon objektin e Qeverisë – VIDEO

The post Në Kizhevak të Serbisë gjenden mbetje mortore, dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Source: New feed